Home>>Karriera>>Konkurse>>Rrjeti i gazetarëve të rinj: Thirrje për pjesëmarrës në trajnim dhe mundësi për punë praktike në media
Konkurse

Rrjeti i gazetarëve të rinj: Thirrje për pjesëmarrës në trajnim dhe mundësi për punë praktike në media

Thirrje për pjesëmarrës | Rrjeti i Gazetarëve të Rinj|

“Rrjeti i Gazetarëve të Rinj” i Democracy Lab mbështetur nga Programi i Mentorimit të Medias të Ambasadës Amerikane në Shkup, do të ndërtojë kapacitetet e gazetarëve të rinj në mbledhjen dhe raportimin e lajmeve përmes një serie trajnimesh profesionale dhe mundësive të praktikës një vjeçare.

Democracy Lab ka bërë thirrje për pjesëmarrës për programin vitin e dytë të programit Rrjeti i Gazetarëve të Rinj (YJN), një seri trajnimesh profesionale me ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas.




YJN synon të krijojë dhe mbështesë një rrjet gazetarësh të rinj, me mendje të pavarur, të përkushtuar ndaj parimeve të gazetarisë etike dhe të pavarur. Përmes pjesëmarrjes së tyre në program, pjesëmarrësit do të ndërtojnë kapacitetet e tyre në mbledhjen e lajmeve dhe raportimin përmes një serie të gjatë trajnimesh profesionale dhe mundësive të praktikës.

Trajnimet do të hartohen dhe lehtësohen nga ekspertë ndërkombëtarë në bashkëpunim me ekspertë vendas. Temat do të përfshijnë:
1. Roli i gazetarisë në shoqërinë demokratike & gazetarinë etike;
2. Teknikat e raportimit investigues.
3. Analiza dhe vizualizimi i të dhënave.
4. Mjetet dhe platformat e mediave dixhitale.
5. Puna me institucionet qeveritare.
6. Shkathtësitë e komunikimit dhe Rrjetëzimi dhe Bashkëpunimi.

KRITERET E ZGJEDHJES
Kush mund të aplikojë?

  • Studentët aktualë dhe të sapodiplomuarit në programe të ndryshme studimi
    midis moshës 18-29 vjeç.
  • Personat që tregojnë motivim për të ndjekur një karrierë në gazetari.
  • Personat që kanë ndonjë përvojë në gazetari (studime ose përvojë).
  • Personat të cilët kanë aftësi të demonstrueshme të Gjuhës Angleze.
  • Personat që kanë aftësi të të shkruarit ose ndonjë përvojë shkrimi.
  • Personat të cilët kanë aftësi të mira komunikimi.





Pas përfundimit të trajnimeve, Programi YJN do të vazhdojë të sigurojë drejtim për pjesëmarrësit përmes një qasjeje në dy hapa:
1. Ofroim i programit të praktikës në partneritet me media të pavarura në Maqedoninë e Veriut.

2. Sigurimi i qasjes në një platformë të pavarur mediatike në internet – [Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza – PINA – www.pina.mk] për rrjetin tonë të gazetarëve të rinj për të botuar punën e tyre.

Afati i fundit për të aplikuar: 15 tetor 2020;

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes plotësimit të kësaj forme aplikimi: https://forms.gle/5sT1J7kt7jYGrMGS6

Nëse keni ndonjë pyetje shtesë, ju lutemi na kontaktoni në: YJN@demlab.org

Rrjeti i Gazetarëve të Rinj (YJN) do të zgjerojë me sukses komunitetin e gazetarëve të pavarur për të forcuar dhe promovuar më tej demokracinë e qëndrueshme në Maqedoninë e Veriut./supergrate.net/