Home>>Të ndryshme>>Motra është shoqja më e mirë, por jo çdokush e ka fatin të ketë një..
Të ndryshme

Motra është shoqja më e mirë, por jo çdokush e ka fatin të ketë një..

Motra ështe shoqja më e mirë e një vajze megjithatë jo të gjitha vajzat kanë fatin te bekohen me një motër.

Në jetën e vajzave, ka shpesh një dhuratë tjetër speciale…është shoqja e ngushtë, vajza me të cilën ti ndjehesh shumë familjare, edhe pse nuk keni asnjë lidhje biologjike midis jush.

Çuditërisht ndihesh sikur gjithmonë e ke njohur atë, që në takimet e para.

Mund të lexosh në gjallërinë e syve të saj plot dritë, se ajo e dashuron me po aq pasion sa ty jetën, se ka të njëjtat plagë zemre të cilat i fsheh me delikatesë nën dritën e hënës, se është e njëjta ëndërrimtare e pandreqshme, që vishet dhe trukohet butë me fasadën e përditshmërisë.

Mund ta lexosh lehtë se ajo është po aq “e çmëndur” sa ty dhe se zemrat tuaja vibrojnë në të njëjtën frekuence, se magnete që tërhiqen, janë shpirtrat, si në dashuri ashtu edhe në miqësi.

Ndërkohë që unë shkruaj këto rreshta duke skicuar cilësitë e saj, ty të vjen në mëndje imazhi i mikes tënde më të mirë.

E di që është AJO, shoqja jote më e mirë, miqësitë janë të lidhura ngushtë me empatinë dhe ti e ndjen sepse…

Ajo vajzë është e vetmja që do të guxonte të të thoshte se nuk dukesh mirë në fustanin tënd të preferuar, ashtu siç në të shumtën e rasteve të bën të mendosh se ti je në fakt më e bukura e botës. Është kaq ndryshe nga ti, por ju e balanconi njëra-tjetren, rifreskoni botët tuaja dhe ndoshta kjo është arsyeja përse ti e do kaq fort.

Ajo do të vinte pranë teje edhe në mes të natës nëse ti do të kishe nevojë , ti e lexon dashurinë e saj në përpjekjen për të të dhënë gjithmonë këshillat e duhura, në kohën që gjen për ty, në mirëkuptimin që tregon, në tolerancë dhe në dëshirën për të të mbrojtur ndonjëherë nga armikja më e madhe që ti ke, vetja jote.

Dashuria është energji, e pastër dhe e mirë…sa bukur te kesh zemren të mbushur plot me dashuri të pastra. Të shkëmbesh energji pozitive dhe të jesh e pasur.

Sepse raportet miqësore janë pasuri, janë thesare të paçmueshme.

Po jetojmë epokën e fasadës por unë vazhdoj te besoj në miqësitë e vërteta të cilat përmirësojnë cilësinë e jetës tonë.

Vajzat, janë natyra konkuruese në vetvete.

Por dashuria nuk njeh konkurencë, nuk njeh egoizëm i kapërcen gjithmonë kufinjtë e vetvetes.

Dhe miqësia është një formë e dashurisë, një nga format më të bukura të saj.

Është thesar me vlerë të pakrahasueshme, esencë zbukuruese e jetës.

Vajzat, janë mikeshat dhe aleatet më të mira të vajzave, ky “bond” vlen të forcohet çdo ditë dhe më shumë, pa hyrë në mes xhelozitë, zilitë dhe ndjesitë toksike. Jeta është shumë e shkurtër për të mbushur veten me ndjesi negative.

Nëse edhe ti ke nje mikeshe të tillë je me fat, dërgoja këtë shkrim dhe ruaje miqësinë e saj si një thesar.

Sepse miqësitë janë të brishta por kontribuese për një jetë të shëndetshme.

Dhe ne kujdesemi ti rrisim ata çdo ditë, duke i ujitur me kohë, respekt, tolerancë besim dhe dashuri…”/supergrate.net/