Home>>Ngjarje>>Vajza 9 vjeçe i ndihmoi nënës ta lindte motrën në shtëpi (Foto+Video)
Ngjarje

Vajza 9 vjeçe i ndihmoi nënës ta lindte motrën në shtëpi (Foto+Video)

Nëntë vjeçarja Aakayla Gunn i ndihmoi nënës së saj Angelica ta lindje motrën e vogël në shtëpi. Angelica, e cila është infermiere dhe mami e certifikuar, e udhëhoqi të bijën gjatë gjithë procesit të ndërlikuar dhe sëbashku ia dolën ta sillnin në jetën foshnjën.

Pasi kishte filluar të kishte kontrakcione, Angelica i ishte lajmëruar bashkëshortit por ky i fundit nuk kishte mundur të arrinte në shtëpi për shkak të trafikut. Më pas e thirra Aakayalan, ka rrëfyer ajo në një intervistë për FOX 4 Kansas City. “I thashë, ‘Duhet të shikosh. Diçka po ndodh. A i dalë koka? Ajo hezitoi ta bënte, por unë i thashë që e kishte patjetër.”

Ndërkohë, në lidhje telefonike qëndronin motra e Angelicas dhe paramedikët. Pas dy shtytjeve, lindi Aubree Rose, në duart e së motrës Aakayla.

“Qe shumë emocionuese. Ajo dukej shumë e bukur,” tha Aakayla. /supergrate.net/