Skip to content

supergrate.net

një zë për gratë..

  • Zëri i grave
  • Familja
    • Fëmijët
    • Martesa
    • Shtëpia
  • Aktivizmi
    • Karriera
    • Mundësi shkollimi
    • Mundësi punësimi
    • Ngjarje
  • Frymëzim
  • Vetja

supergrate.net

një zë për gratë..

  • Zëri i grave
  • Familja
    • Fëmijët
    • Martesa
    • Shtëpia
  • Aktivizmi
    • Karriera
    • Mundësi shkollimi
    • Mundësi punësimi
    • Ngjarje
  • Frymëzim
  • Vetja
Home>>Frymëzim>>Nga SOVRAN HOTI: Unë t’lexoja libër!
Frymëzim

Nga SOVRAN HOTI: Unë t’lexoja libër!

supergrate.netFebruary 16, 2019 627 Views

Unë t’lexoja libër!

Apartamenti 7A

Mbasdite e zakonshme…

“Jozefina, ende s’ke dalur nga vaska? Eja zemër, do jemi vonë, të gjithë po na presin,” tha Antoni duke trokitur.

Në fytyrën e Jozefinës ra pikëllimi!

“Çfarë ke, ç’ndodhi? Nuk di Anton, jam e pikëlluar. Mos më pyet pse, nuk e di, a do t’bënte sikur mos t’shkonim fare në festë?”, pëshpëriti Jozefina me zë të ulët.

Antoni fsheh stresin nga fytyra e tij me një lëvizje të buzës tipike në anën e djathtë që jep shenjë buzëqeshjeje kur Jozefina e tij ishte e pikëlluar. Merr stolin anash, dhe ulet pranë saj.

“Ç’ke sirena ime?” tha Antoni i shqetësuar.

Ja vë dorën në flokët e lagura që mbajnë aromë shamponi që ajo gjithmonë e përdorte, dhe ia ledhaton, e Jozefina mbështet kokën në skajin e vaskës ende me pikëllimin e saj dukshëm në fytyrë!

“A më përqafon pak Anton… të lutem?”

Loti i shpëton nga syri i djathtë, Antoni ul kokën t’ia puth flokët dhe i merr erë të thellë duke zhytur hundën në flokët e lagura të Jozefinës!

“Shht… unë jam këtu, e di që nuk mund t’i ndaloj gjërat që t’kanë lënduar më herët, por mos ke frikë, tani më ke mua kur frika paraqitet përsëri,” tha Antoni me një zë ngushëllues.

“Më del çdo natë Anton,” rënkoi Jozefina me një zë dëshpërues.

Klithma e Jozefinës dëgjohet heshturazi dhe shpirti i qan!

“Dhe çdo natë unë do të jem këtu, asnjëherë nuk do të braktis,” riafirmoi Antoni.

Loti rrëshqet nga Antoni dhe bie në faqen e Jozefinës derisa ajo ngre kokën lartë e e shikon si një pulëbardhë e lënduar me sytë e përlotur!

“Prekja atij maskarai ende… dua ta heq lëkurën me thonjët e mi nga vetja, sa herë prek veten më kujtohet ai…,” ja preu ajo.

Jozefina kthen kokën anash sikur i vie turp për atë që i ndodhi në të kaluarën!

“Hej hej, Jozefina ime, mos tani,” tha me pikëllim Antoni.

Antoni me gishtin tregues butësisht te nofulla e saj ja kthen kokën. dhe e shikon drejt` në sy!

“Ajo është tanimë pjesë e së kaluarës, të gjithë janë, unë jam këtu,” vazhdoi ai.

“Edhe ti do m’braktisësh, ashtu siç bëri familja ime, shoqëria dhe të gjithë,” tha Jozefina me një zë dëshpërues ku prapa saj përgjëronte që Antoni mos ta bënte të njëjtën.

“Kurrë sirena ime, jetë sa do t’kem e paça me ty e deri në ditën e fundit sytë e tu më mjaftojnë mua,” ja ktheu Antoni.

Buzëqeshja kthehet në sytë e përlotur të Jozefinës e prek dorën e Antonit dhe shtrëngon!

“Anton, e di që ke qenë i durueshëm gjatë tre viteve që jemi të martuar, nuk ësht` se s’dua ta dorëzoj veten ty, t’lutem më kupto… e di që e gjithë familja jote të refuzoi se martove vajzën e dhunuar, dhe ende spekulojnë dhe i gjithë pallati që ne nuk…” heshti Jozefina.

Fytyra e Antonit u zbeh nga pamundësia që ta ndryshoj të kaluarën!

“Nëse më refuzojnë le t’më refuzojnë, edhe t’mitë edhe t’tutë… ne nuk kemi nevojë për ta, të gjithë janë maskarenjë me atë të pështirë që ty atë natë…” ngriti zërin Antoni me këmbëngulje.

Antoni shtrëngon dorën grusht çelik. E Jozefina e merr dhe ia falë një puthje, dora e skuqur e Antonit u zbut dhe u lirua!

“E di, po t’kishe qenë ti aty do ishte ndryshe,” tha Jozefina duke menduar të kaluar me një alternative se si do ishte po t’kishte qenë Antoni pranë saj atë natë.

Antonin kaplon hakmarrja në sytë e tij!

“Idiotë, si guxuan ta përzënë vajzën nga shtëpia e tyre, ta lënë pa trashëgimi vetëm se ajo doli vonë një natë dhe krejt çka ndodhi justifikuan se askush nuk të tha me dalë natën vonë e për atë arsye ndodhi që ai ndyrësirë…” tha ai.

Aghhhhhhhhh – bërtet Antoni, Jozefina mbetet e heshtur.

“Mos u brengos sirena ime, ai tashmë është diku ku s’mund ta lëndojë askënd, e çka bënë familjarë tanë është edhe më keq se ç’bëri ai, vetëm për fjalë të hallkut,” vazhdoi ai.

Antoni fsheh dorën që ishte me shenja ngase dje grushtoi fqinjin e tij se e akuzoi që ende s’kish pasë marrëdhënie me gruan e ja morën ftyrën gjithë pallatit!

“Po po ta them sirenja ime…” duke e shikuar drejtë në sy.

Prek Antoni sytë e mbyllur të Jozefinës dhe ja fal një puthje në secilën.
“Vetëm ata sy të më shikojnë, gjitha kënaqësitë e jetës nuk më interesojnë,” tha butësisht Antoni.

Jozefina qesh po këtë herë pa lot!

“A ma lexon mua 1 libër Anton, t’lutem shumë?,” iu lut Jozefina.

Antoni qesh dhe merr librin anash, vendos këmbën mbi këmbë, ende në gjendjen e sapo të zgjuarit nga gjumi, flokë të parregulluar, me pizhama, dhe zbathur fillon t’i lexojë sirenës së tij, gjersa ajo mbështet kokën te skaji e vaskës përsëri, e e shikon me dashurinë më të pastërt që kish` shiku ndonjë femër në këtë botë!

“Oh sa e bukur ishte ajo dora jote, e lagur që m’prek fytyrën time të re por të plakur brenda si vite t’kishin kaluar pa e ditur se ç’është prekja e një femre…” thoshte ai me pasion.

“Antooon, të thash më lexo libër e jo t’thurësh poezi për mua,” tha Jozefina ngadalë.

Qesh Jozefina me shprehjen o “sa idiot që je!”

“Po as edhe librat më të mirë të botës s’kanë fjalë aq të bukura sa i gjej unë kur të shikoj ty sirena ime,” tha Antoni me dashuri.

Jozefina qesh me sy e me zemër, ishte hera e parë që qeshte kaq gjatë që nuk ishte besuar t’i kthehej ajo buzëqeshje përsëri në jetë!

“Vazhdo,” thotë ajo e skuqur nga kurreshtja.

Ajo vë kokën përsëri në skajin e vaskës dhe ndëgjon me shpirt!

“Ato sy filxhani që zemrën ia mbushën me ngjyra këtij djal beqari, e flokë ngjyrë ari që edhe vet dielli xhelozoi, kur unë djal i ri e budalla mendoja se isha i lumtur… e nuk e dija se ti më mungoje aq shumë edhe pse nuk isha fare i vetdijshëm që kisha nevojë për ty, ma kompletove shpirtin, shpirti im i cili ishte i vetmuar në një botë të vetme… takoj shpirtin tënd të vetmuar në një botë tjetër, e tani jemi të vetmuar bashkë,” thoshte Antoni me gëzim.

Jozefina lëshon një tingull relaksimi dhe vazhdon e dëgjon, Antoni mban librin e mendja tij po i shtrin vargjet!

“Bukuri e rrallë… po ç’po them unë? S’ka pas bukuri para teje oj zemër shtegtare, ti që në çdo lule që merr erë ajo mbetet e zbehtë para syve tu, mjalti nuk është aq i ëmbël, nuk mund t’jetë sa lëkura jote delikate që unë ëndërroj një ditë ta kem timen, si njeriu në shkretëtirë që imagjinon ujin e gjuha iu është shterrur, epshi im pasionohet pas dëshirës sime të pashterrshme të jem i nderuar të bëhem pjesë e jotja… dhe ti pjesë e imja,” vazhdon ai pa ndalur.

“Oj dritë iluminoze që ndriçon diellin, që nata për ty më sjell mua si një ujk që ulëron, më je si hëna e mua m’dalin lotë… se a do jem ndonjëherë në zemrën tënde i plotë? Zëri yt më ësht` si zhurma e lumit të qetë që rrjedh e m’i shpërlan mendimet e turbullta dhe ma heq djallin tim brenda, e ma zëvendson` me qetësinë më magjepsëse që kaplon heshtësinë ime që nga brenda po vlon të të dojë ty, të jem brenda shpirtit tënd ai që gjithmonë kur zgjohet ti mendon për të, kur nuk është e mungon, dhe kur je me të e mungon dhe më shumë e s’do e lëshosh kurrë. Ti thëllënza ime, yllza` që shpirti im e shikon dhe qesh në kët` botë fundërrinash, gjithmonë të kërkoi ty… Jozefina ime,” e përfundon me një emocion mendimin e tij.

Një heshtje kaplon banjon… Jozefina ngritet në këmbë dhe herë e parë para Antonit e gjitha siç ishte e krijuar, ku ajo fitoi besimin në vete dhe e kaluara u mor nga vërshimet e vargjeve të tij, Antoni u ngrit i befasuar dhe i gëzuar që ajo më në fund mposhti frikën e saj, u zhvezh dhe ai i tëri dhe hyri në vaskë… për herë t’parë kohë e gjatë Jozefinës prekja e vet trupit të vet që e neveriste… tani prekja e Antonit shëroi plagën në shpirtin e saj, ose kishte filluar drejt shërimit… ajo u ndje grua pa asnjë turp dhe pa ndrojtje!

Ata më në fund, ishin të vetmuar bashkë!

Autor: Sovran Hoti
supergrate.net

Share this:

  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Google+ (Opens in new window)

Related

Share:

Previous Post

Po i shkolloni çikat, tani s’po dijnë nji ve vjehrrës me ia fërgu!

Next Post

Gra të jashtëzakonshme nga periudha e artë e civilizimit Islam

Related Articles

Frymëzim

Çka është perfeksionizmi dhe a mund ta arrijmë ne atë?

Frymëzim

Përqafimi është forma më e bukur e komunikimit!

Frymëzim

2020 duhet të jetë viti kur nuk do ta lësh më veten të fundit. Kurrë më!

Frymëzim

Fal gjithçka bija ime, veç kur nuk të respektojnë e t’i vrasin ëndrrat – largohu e mos e kthe kokën mbrapa!

Frymëzim

Zemrat e njerëzve të mirë janë plot me lot të fshehur

Rreth nesh

“Gratë” është nismë që synon t’flasë për të gjitha aspektet e jetës së grave dhe t’i frymëzojë ato të realizojnë veten e tyre në të gjitha fushat ku synojnë. Nxjerrim në pah të vërtetat e heshtura dhe ngrisim zërin për padrejtësitë ndaj grave. Në platformën tonë ka vend për mendimin e secilës grua. Prandaj, nëse doni të ngrisni një çështje, na shkruani në njërin nga profilet tona në rrjetet sociale. Ne bëhemi zëri juaj!

Na ndiqni në Facebook

Na ndiqni në Facebook

Diçka për të përkëdhelur shpirtin

https://supergrate.net/wp-content/uploads/Sami-Yusuf-A-Dancing-Heart.mp3

#Gratë në Twitter

My Tweets

Të fundit

  • Rreziku nga Koncentratet e Gatshme për Gatim – Si t’i Bëni Vetë në Shtëpi

    Rreziku nga Koncentratet e Gatshme për Gatim – Si t’i Bëni Vetë në Shtëpi

    March 4, 2022
  • Gruaja dhe Çmenduria

    Gruaja dhe Çmenduria

    February 23, 2022
  • Roli i prindërve në parandalimin e keqpërdorimit të teknologjisë

    Roli i prindërve në parandalimin e keqpërdorimit të teknologjisë

    February 23, 2022
  • Babi i dashur, dua të jesh një burrë i mirë para se të pretendosh se je një baba i mirë..

    Babi i dashur, dua të jesh një burrë i mirë para se të pretendosh se je një baba i mirë..

    February 14, 2022
  • Rrjeti i Grave në Shkencë shënoi Ditën Botërore të Grave dhe Vajzave në Shkencë

    Rrjeti i Grave në Shkencë shënoi Ditën Botërore të Grave dhe Vajzave në Shkencë

    February 12, 2022

Kalendari i postimeve

February 2019
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728  
All Rights Reserved | Theme By WPOperation