Skip to content

supergrate.net

një zë për gratë..

  • Zëri i grave
  • Familja
    • Fëmijët
    • Martesa
    • Shtëpia
  • Aktivizmi
    • Karriera
    • Mundësi shkollimi
    • Mundësi punësimi
    • Ngjarje
  • Frymëzim
  • Vetja

supergrate.net

një zë për gratë..

  • Zëri i grave
  • Familja
    • Fëmijët
    • Martesa
    • Shtëpia
  • Aktivizmi
    • Karriera
    • Mundësi shkollimi
    • Mundësi punësimi
    • Ngjarje
  • Frymëzim
  • Vetja
Home>>Për gratë>>A është divorci zgjidhje?
Për gratë

A është divorci zgjidhje?

supergrate.netJune 19, 2019 656 Views

Divorci nuk është gjithnjë ilaçi për ankthet e jetës. Përkundrazi, shpesh ai vetëm sa mbyll disa probleme e hap të tjera. Çiftet që kërkojnë të ndahen, fantazojnë për divorcin ideal. Konfliktet e zymta e të stuhishme papritur mbarojnë njëherë e mirë dhe i’a lënë vendin flladit lehtësues të qetësisë dhe kënaqësisë shpirtërore. Divorci nuk është një ngjarje kalimtare për një fëmijë, por është një process që zgjat për shumë vite (Goodman, G., Emery, R. & Haugaard, J, J, 1998). Divorci dhe impakti i tij në sjelljen e fëmijëve kanë qenë qëllimi i disa studimeve dhe objekt i diskutimeve të shumta në fushën e psikologjisë.

Disa studime të kryera në vitet 60-të të shekullit të kaluar kanë raportuar që divorci i prindërve është stresues për fëmijët (Amato, 2000). Një nga çështjet më të rëndësishme të këtyre studimeve është fakti se ne duhet të dallojmë reagimet fillestare ose të menjëhershme dhe ato të mëvonshme (më shumë se dy vjet) të fëmijëve ndaj divorcit të prindërve të tyre. Shumica e studimeve nxjerrin në pah faktin se fëmijët me prindër të divorcuar paraqesin në përgjithësi një rënie lidhur me vetëvlerësimin, kompetencën sociale, shfaqje të problemeve emocionale dhe të sjelljes (Amato, 2000). Djemtë dhe në përgjithësi fëmijët me temperament të vështirë, janë të prirur të braktisin shkollën dhe të demostrojnë sjellje antisociale gjatë adoleshencës. Arsyet e këtij diferencimi gjinor në sjellje ende janë të panjohura mire. Prishja e martesës shpesh i rrënon ekonomikisht gratë, sepse për disa gra është e vështirë pasi duhet të kujdesen për fëmijët, të gjejnë një punë dhe të përballojnë tronditjet emocionale të divorcit. Shkaqet e divorcit janë nga më të ndryshmet, duke filluar me tradhtinë bashkëshortore, fyerja e personit, vështirësitë ekonomike, sëmundjet mendore, braktisja, mospërputhja e karaktereve, etj.

Shpesh fëmijët janë vik*timat e harruara të sheshbetejës së divorcit. Shumë të rritur që kanë ngecur në martesa fare të palumtura do të habiteshin po të dinin se fëmijët e tyre janë relativisht të kënaqur. Divorci ndikon në formimin normal të fëmijës, sepse fëmija ka nevojë për dy modele: të babait dhe të nënës; për autoritetin e babait dhe për dhembshurinë e nënës. Çdo çift që për shkak të egos, të tekave, të tradhëtisë e të çfarëdo vështirësie e shikon divorcin si zgjidhjen më të mirë, le të mendojë për fëmijët të cilët nuk e duan divorcin e prindërve, në çfarëdo rrethana që mund të justifikohen. Divorci, si pla*gë shpirtërore, qëndron në ndërgjegjen e njeriut. Ai që ka fajin më të madh, kurrë nuk do të jetë i qetë dhe kurrë nuk do të arrijë lumturinë me një zgjedhje tjetër. Dhe ai që ndihet i tradhtuar, kurrë nuk do ta harrojë e ndoshta kurrë nuk do ta falë atë.

Autore: Antonela Rama
Burimi: revistapsika.com
supergrate.net

Share this:

  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Google+ (Opens in new window)

Related

Share:

Previous Post

Çfarë rreziku sjell ankthi social?

Next Post

Ylfete Fanaj u zgjodh nënkryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit

Related Articles

Për gratë

Gratë e Indisë kanë 11% të krejt arit të botës!

Për çikatPër gratë

Vajzat e mira duhet të jenë shumë të bukura, të bindura dhe të presin princin t’i shpëtojë!

Për gratë

Poezi e Nënë Terezës për gratë

Për gratë

Jam grua, askush nuk mund të imagjinojë, atë që them kur rri në heshtje, kë shoh kur mbyll sytë..

Për gratë

Veshja dhe seksi: Shqyrtim i studimeve empirike me pjesëmarrës njerëzorë dhe të botuara në revista serioze (pjesa 1)

Rreth nesh

“Gratë” është nismë që synon t’flasë për të gjitha aspektet e jetës së grave dhe t’i frymëzojë ato të realizojnë veten e tyre në të gjitha fushat ku synojnë. Nxjerrim në pah të vërtetat e heshtura dhe ngrisim zërin për padrejtësitë ndaj grave. Në platformën tonë ka vend për mendimin e secilës grua. Prandaj, nëse doni të ngrisni një çështje, na shkruani në njërin nga profilet tona në rrjetet sociale. Ne bëhemi zëri juaj!

Na ndiqni në Facebook

Na ndiqni në Facebook

Diçka për të përkëdhelur shpirtin

https://supergrate.net/wp-content/uploads/Sami-Yusuf-A-Dancing-Heart.mp3

#Gratë në Twitter

My Tweets

Të fundit

  • Rreziku nga Koncentratet e Gatshme për Gatim – Si t’i Bëni Vetë në Shtëpi

    Rreziku nga Koncentratet e Gatshme për Gatim – Si t’i Bëni Vetë në Shtëpi

    March 4, 2022
  • Gruaja dhe Çmenduria

    Gruaja dhe Çmenduria

    February 23, 2022
  • Roli i prindërve në parandalimin e keqpërdorimit të teknologjisë

    Roli i prindërve në parandalimin e keqpërdorimit të teknologjisë

    February 23, 2022
  • Babi i dashur, dua të jesh një burrë i mirë para se të pretendosh se je një baba i mirë..

    Babi i dashur, dua të jesh një burrë i mirë para se të pretendosh se je një baba i mirë..

    February 14, 2022
  • Rrjeti i Grave në Shkencë shënoi Ditën Botërore të Grave dhe Vajzave në Shkencë

    Rrjeti i Grave në Shkencë shënoi Ditën Botërore të Grave dhe Vajzave në Shkencë

    February 12, 2022

Kalendari i postimeve

June 2019
M T W T F S S
« May   Jul »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
All Rights Reserved | Theme By WPOperation