Home>>Familja>>Babi, tri netë me radhë po të shoh në andërr..
Familja

Babi, tri netë me radhë po të shoh në andërr..

Nga Adelina Badivuku

Babi,
Tash 3 nete me radhe po te shoh ne anderr. Çuditërisht, andërr femijerie; po e shoh veten diku 5-6 vjeqe, dite e nxehte e une masi po e rrembej nji deng me qershi prej bashqes te axhes Hyde, po ngaj drejt shpise si pa kry, me u mshef ne podrum e me u kenaqe tu I shiju ato qershi te ambla. Nuk po ta shoh ftyren babe, po e di qe je ne ballkon edhe s’po kom qef me me pa. Po mshefem prej teje me nji doze frike, mos po me sheh qe I kam marre qershite pa pyt e po me qorton. S’di ku eshte kenaqesia e kesaj andrre; fakti qe po e shoh veten femije a qe po te shoh ty te ri ne ate anderr?!


Interesant, gjithemone kemi marre qershi te axha Hyde, krej femijet e mahalles. Ai asnjihere s’na ka bertite- bile shpesh vet e ka shkund qershine e na ka thir me u kenaqe me embelsine e atyne frutave. Une s’mbaj ne mend ne jete ndonjehere qe kam rremby qershi pa marre leje. Se mbaj mend kete dite te andrres ne jete babe- s’di pse po me kthehet 3 nete me rradhe. Bile tu ik prej bashqes po e shoh Vloren- te ulun ne shkallet e shpise te tyne, qe veq po ma bon me dore- si me thane ik ma mire ik….

Nashta ky eshte kujtimi im ma I hershem me ty, babi. Prandaj po e shkruj! S’di qe kom mendu najhere ne jete me te shkru leter per se gjalli. Po, nashta edhe vitet qe i kam kalu aq larg nga ti, me kane ba me u ndi qe kurre s’jam ngi me ty e me mamin.

Çdo muaj ju kam pa kete vit, po s’eshte mjaft…edhe tash po bohem gati me ardh. Po vi, si gjithe, me ju pa, me u çmall, me ju puth ne sy e ne faqe, po s’ka bre babe ndarja per se gjalli s’po te lejka me u ngi kurre…!


Po mundohem me u kthy ne vitet ne te cilat po me qon kjo anderr…Kam shume kujtime, se di cilat jane te verteta e cka po e bazoj ne tregime nga ti e mami, ne foto qe I kemi e ne kujtimet e motrave e vellazenve te medhej…Me kujtohen shume dite te nxehta vere, si kjo e andrrave….Ne shpine tone te vjeter, e ulun nen hijen e rrushit, ne shkallet e hymjes tu te prit ty me u kthy prej punes. S’di qe ne jeten tem si e rritun e kom perjetu najhere gezimin e momentit kur te shihsha tu hi ne hyrje te rruges. Me krejt fuçine e trupit ngajsha me mbrri te ti. Asnjihere babe, ansjihere s’ka bo vaki, mos me u ndal, me I leshu ne toke keset e najllonit plot me harç prej pazarit, e me me prit ne krahet e tu. Jo veq mu, po qysh une e mbaj ne mend, te treve: mu, Salihun e Cukin, qe ishim ma te vegjlit ne ate kohe. Krahet e tu te forte, me kane ba kjo qe jam babe. Ta di për nder për jete. Edhe 100 jetë me I pas, s’di qe muj me ta dhane ate qe ma ke fal ti. Kur e lexova “Sikur te isha djale” per te paren here, mi pe lotet sa e mbarova faqen e fundit. Ahhh sa mire e mbaj ne mend ate dite. Isha 11 vjeq- mi fshive lotet me doren tone te madhe, e me the; ‘ te kam qike e djale. Mos kaj, s’eshte ma ajo kohe, lumi une qe ju kom- Si qika, si djali. Te tanve, lumi une qe ju kom”. Ne sy te kqyra babe, e ta pash gezimin që më ke mu, e qe na ke te shtatëve.


Sa e sa here kam fol me za ne heshtjen e dhomes me ty babe. Qe 27 vjet- sa here ma nxen frymen naj gajle me ty e foli- me doket qe po me ndin e gjithe une vet ndihem ma mire. E kom lehte babe, se veq I msheli syte e paramendoj ate perqafimin e forte te femijerise, qetesine qe ma jepshin atehere krahet e tu. Shkelqimin e gezimit ne syte e tu…

Tu kane dobesu krahet babe. Vitet po Ikin. Malli ta ka kaplu koken e trupin, ma shume se neve. Se ti, bashke me mamin, keto dite pleqnije veq ditet me te gjithe neve ju mbajne. Te tjerat jane dite kujtimesh, dite malli. Po, kete punen e mallit e te fajsise qe ndij qe aq heret kom dal e ju kom shtu gajle ty e mamit ne shpirt- veshtire qe kom me tejkalu najhere.


Bab, mos ma nxe per te madhe, po te shkruj leter per se gjalli. Ma lehte po me vjen se me e bo kete muhabet. Shpesh me thu bab, malli ma ka mush trupin plot lot. E une s’po du me ti trazu lotet. Veq po du me te thane, falemnderit babe per dashnine. Te rralle jane njerezit si ti.

Jam bo gati e e dhe disa dite po vi…Edhe kete vere po na pret. Edhe nji vere me fat. Hija e trupit tend te krrusun, e te lodhun prej mallit ma ndrit rrugen deri ne shpi./supergrate.net/