Home>>Karriera>>Konkurse>>KONKURS PËR ANGAZHIM: HULUMTUESE – BRIDGE 2.0
Konkurse

KONKURS PËR ANGAZHIM: HULUMTUESE – BRIDGE 2.0

Horizon Civitas hap konkurs për angazhim të një (1) hulumtuese në suazë të projektit BRIDGE 2.0

Data e shpalljes: 9 shtator 2020

Afati i fundit për aplikim: 15 shtator 2020, 16:30

Vendi i angazhimit: Shkup

Orari i angazhimit: 08:30 – 16:30 (E hënë – e enjte)

Kohëzgjatja: 6 muaj (me mundësi për vazhdimin e marrëveshjes), duke filluar nga 20 shtatori

Kriteret minimale të kandidatit:

  • E diplomuar në një nga drejtimet e shkencave shoqërore siç janë: shkencë politike, siguri, drejtësi, marrëdhënie me publikun, shkencat e komunikimit/gazetari ose psikologji. Kandidatet me magjistraturë ose arsimim tjetër shtesë do të kenë përparësi gjatë përzgjedhjes.
  • Njohëse e gjuhës shqipe, maqedone dhe angleze.
  • Së paku 2 vjet eksperiencë me punime hulumtues dhe njohuri të mira të metodave të hulumtimit shkencor (mbledhja e të dhënave, intervista, fokus grupe)
  • Njohje e mirë e përdorimit të: Microsoft Office (Word, Excel, Powerpoint), dhe Google Drive (Doc, Sheets, Slides, Forms)

Detyrat e angazhimit:

  • Mbledhja e të dhënave për hulumtim (literaturë, intervistime, fokus grupe, takime me palë, etj.)
  • Marrja e shënimeve obzervuese gjatë aktiviteteve të BRIDGE 2.0
  • Përgatitja e draft punimit hulumtues
  • Prezantimi i punimit hulumtues në evenimente si: konferenca, trajnime, punëtori, etj.
  • Asistim në realizimin e aktiviteteve në suazë të BRIDGE 2.

Dokumentet e duhura për aplikim:

  • CV (përfshirë numër për kontakt)
  • Letër e motivimit (Maksimum 1 faqe)

Kandidatet e interesuara duhet të dërgojnë dokumentet në e-mail adresën: info@horizon.mk duke shkruar në Subjekt: Aplikim për hulumtues – BRIDGE 2.0

Vërejtje: Interesimet pas afatit të përcaktuar, dokumentet e pakompletuara si dhe çdo mënyrë tjetër e tentimit për kontakt nuk do të merret parasysh.

Vetëm kandidatet e përzgjedhura për intervistë do të kontaktohen përmes thirrjes telefonike. Mos-kontaktimi i juaj deri më 18 shtator 2020 nënkupton se ju nuk jeni përzgjedhur./supergrate.net/