Home>>Shtëpia>>7 lule shtëpiake që përmirësojnë kualitetin e ajrit dhe largojnë toksinat
Shtëpia

7 lule shtëpiake që përmirësojnë kualitetin e ajrit dhe largojnë toksinat

Meqenëse një pjesë të kohës e kalojmë brenda shtëpisë, ajri i shëndetshëm është shumë i rëndësishëm. Besojeni ose jo, ka bimë shtëpie që ndihmojnë në largimin e ndotësve siç janë formaldehidet, trikloroetileni madje edhe monoksidin e karbonit.

Ja se çfarë duhet të dini:
Prej nga vijnë toksinat që gjenden brenda shtëpisë? Sipas Agjencisë për Substanca toksike dhe Regjistrit për sëmundje (ATSDR):
– Monoksidi i karbonit vjen nga tymi i duhanit, pajisjet që punojnë me gaz dhe nga makinat.
– Formaldehidet emetohen nga tymi i duhanit, materialet ndërtimore siç janë pllakat, pastaj materialet e reja të tekstilit si tepikat dhe perdet.
– Amoniaku është produkt përmbajtësorë i produkteve të pastrimit, qymyrit, furrat me dru, fertilizuesit.
– Trikloroetileni vjen nga procesi i përpunimit të ngjyrës së flokëve, sapunit, parfumeve, pastruesit të njollave dhe korrektorit.
– Benzeni emetohet nga materialet ndërtimore, tymi i duhanit, nxehtësia e paventiluar e vajrave dhe nga tymrat e garazhave.

Ja ku i kemi 7 bimë që janë të shkëlqyeshme në largimin e këtyre toksinave:

Garden Mum (Nëna e kopshtit) – jo e shtrejtë dhe në dispozicion në shitoret e kopshtarisë, kjo lule mund të largojë amoniakun, benzenin formaldehidet.Këto lule çelin bukur, por nëse hahen nga kafshët janë helmuese, kështuqë kujdes!
Spider plant- Lule merimange– sipas një artikulli të Gratest, të Prof.Dr Debra Rose “Lule Merimanga” është lulja që mund të mirëmbahet më së lehti brenda shtëpisë, duke e bërë kështu të lehtë për përkujdesje për fillestarët apo pronarët që harrojnë se kanë lule në shtëpi. Janë ventilatorë të mirë të ajrit, dhe largues të formaldehideve.
Fikusi – rriteni dhe mirëmbajeni këtë bukuroshe në ambient të ndritshëm por jo drejtpërdrejtë në diell, duke mos e ujitur shumë shpesh. Sipas Missouri Botanical Gardens kjo bimë largon toksinat si benzenin, formaldehidet dhe trikloroetilenin, dhe mund të rrisë shkallën e oksigjenit brenda shtëpisë.
Peace Lily- Zambaku– janë perfekte për shtëpi të vogla apo apartamente. Ju pëlqen të rriten në hapësira me hije, kështuqë është në rregull nëse në shtëpinë tuaj nuk hyjnë shumë rreze dielli. Mund ta largojnë amoniakun, benzenin, formaldehidet dhe trikloroetilenin.
Boston Fern- relativisht rriten lehtë, por kanë nevojë për lagështi. Janë të mira për tu varur apo vendosur në një vend të lartë dhe i eliminojnë formaldehidet.
Lulja e gjarpërit (gjuha e vjehrrës) – është një nga lulet më të qëndrueshme. Edhepse ka nevojë për ujitje të shpeshtë ajo përgjithësisht preferon ambiente të thata. Sipas studimeve të NASA-s, lulet e gjarpërit largojnë një mori ndotësish duke përfshirë formaldehidet, benzenin, trikloroetilenin dhe oksid natriumin, që mund të emetohet nga pajisjet me gaz dhe tymi i duhanit.
Aloe Vera – sipas Missouri Botanical Garden, Aloe përmban disa cilësi shumë të rëndësishme për shëndetin. Gjethet e kësaj bime përmbajnë një lëng të pastër plot vitamina, enzime, aminoacide dhe përmbajtës të tjerë që kanë efekte në shërimin e plagëve, cilësi antibakteriale dhe antiinflamatore. Është një bimë e mirë për ta përdorur si lehtësues dhimbjesh në raste djegiesh. Vetëm hapeni një gjethe të saj dhe lyeni me lëngun e saj vendin e djegur./supergrate.net/