Home>>Karriera>>Nga Elona Lopari: Si të vendosni kufijtë apo limitet në marrëdhëniet tuaja personale dhe profesionale?!
Karriera

Nga Elona Lopari: Si të vendosni kufijtë apo limitet në marrëdhëniet tuaja personale dhe profesionale?!

Përshëndetje te gjitheve!
Sot do të zhvendosemi në një tematikë se si të vendosim kufijtë ose limitet e duhur në mardhënjet njerëzore përrreth nesh.
Kjo është një temë e rëndësishme, dhe unë kam vendosur të flas si në aspektin profesional në ambjentetet e punës dhe atë personal të mardhënjeve njerëzore.

Do të flasim rreth hapave që janë të menaxhueshëm, se si të hiqni dorë dhe të zbatoni disa sjellje që ndikojnë ne kujdesin per veten dhe mirëqenien tuaj. Lloji me i zakonshëm i personalitetit që haset me këtë çështje, janë njerëzit që thonë vetëm PO, të cilët njihen ndryshe edhe si ‘’njerëzit e pëlqyeshëm’’. Njerëz të tillë e kanë më të vështirë të luf*tojnë vendosjen e kufijve. Arsyeja kryesore është se atyre nuk u pëlqen t’u thonë ‘’jo’’ njerëzve për shkak të frikës se njerëzit mund të mërziten me ta, t’i refuzojnë, t’i lënë mënjanë ose madje të zhgënjehen prej tyre. Kjo varësi i bën këta njerëz më të ndjeshëm ndaj dhënies sesa marrjes nga të tjerët.

Shoqëria na kushtëzon që të kujdesemi për të tjerët, pavarësisht nga fakti që së pari duhet të mësoni si të kujdeseni për veten tuaj.
“Fill your own tank first, before you can give back to others.’’ Domethënë, merruni me veten tuaj njëherësh e më pas mund t’u falni të tjerëve. Për shembull, edhe në parqe fëmijësh, shohim prindër që u thonë fëmijëve të tyre të ndajnë lodrat me të tjerët. Edhe pse duam t’i mësojmë fëmijët tanë të ndajnë me njerëzit e tjerë, është gjithashtu e rëndësishme t’i mësojmë dhe të shohim nëse ata janë të gatshëm të ndajnë. Ndonjëherë, ata kanë nevojë ta mbajnë lodrën më gjatë dhe ne duhet ta vlerësojmë këtë fakt para se të supozojmë automatikisht se ato janë gati ta ndajnë. Duhet të ekzistojë një balancë midis të dyjave. Edhe pse është shumë mirë të ndihmojmë të tjerët, nuk është mirë të mos kujdesemi për veten.

Ne do të ndihemi të ezauruar, të inatosur dhe gjithmonë do të kërkojmë miratim ose vlerësim nga të tjerët. Ndonjëherë ne mendojmë,‘’Nëse nuk e bëj këtë, atëherë nuk duhet të jem një person i mirë.” Është e rëndësishme të kuptojmë se nëse gjithmonë po ndihmojmë të tjerët, po i shmangim mundësinë atyre që të mësojnë dhe të rriten në udhëtimin e tyre.

Për të kuptuar nëse duhet të jesh në një gjendje “dhënëse’’, pyete veten: ‘’A është e mirë për mua tani? A duhet ta bej këtë pikërisht tani?‘’ Tjetra, mëso të thuash “jo” dhe nuk ke pse e mban mendjen aty. Ne përpiqemi ta mendojmë shumë sepse duam të ndihemi të vlefshëm nga njerëzit e tjerë. Ndonjëherë, mund të mendojmë se ne duhet ta shpjegojmë sepse kemi të bëjmë me një personalitet shtyrës ose narcist që nuk kërkon një “JO” si përgjigje. Faji mund të përdoret kundrejtë jush me vetëdije ose jo. Nëse dikush është i dashur ndaj jush dhe ju vlerëson, ai ose ajo nuk do t’ju bëjë të ndiheni në faj për përgjigjen “JO” dhe pavarësisht kësaj, do t’ju respektojë.

Vetëm kujtoni se nuk i detyroheni askujt asgjë që ju të dilni nga zona juaj e rehatisë. JO do të thotë JO dhe nuk ka shpjegim. Kur dikush ju pyet diçka rreth jush, në vend që të thoni direkt PO, mendoni qetësisht ku jeni dhe çfare ju nevojitet. Ju mund të thoni: “Unë mund të jem në gjendje ta bëj këtë gjë, por do t’ju vë në dijeni.” Të mësosh të thuash këto shprehje është shumë e rëndësishme. Dikush që ju respekton e pranon këtë përgjigje. Personalisht, kur pyes veten “A është e mirë për mua në këtë moment?’’ E vlerësoj realisht përgjigjen, dhe ndihmoj kur ndodhem në një mjedis të përshtatshëm. Nuk ka të bëjë me atë se kush janë ata, çfarë mendojne rreth meje ose çfarë mund të marr nga kjo. Kjo ka të bëjë me vetrespektin dhe t’i mësosh të tjerët se si duhet të të trajtojne ty.

Nese dikush ju krijon presion dhe ju ul personalitetin, ju duhet të ngriheni dhe të mbroni veten tuaj dhe më pas të largoheni. Asnjëherë nuk do të pendoheni që vendosët veten tuaj në plan të parë. Nuk është detyra juaj që të rregulloni jetën e njerëzve të tjerë dhe të mbani problemet e tyre si një barrë. Sa më shumë që i bëni vetes pyetje për vetdashurinë, me shumë do të mësoni se si të jeni në linjë me nevojat tuaja.

Kufijtë apo limitet janë standartet tuaja, dhe të komunikosh me të tjerët në mënyrën që dëshiron të trajtohesh është thelbësore. Ju duhet ta dini se si doni të trajtoheni dhe të jeni në gjendje ta shprehni verbalisht në komunikim atë. Ju, gjithashtu duhet ta bëni këtë në një mënyrë aspak emocionuese, duke qenë vigjilente. Tani, më lejoni të ndaj me ju tre hapat që kam nxjerrë në konkluzion dhe që do t’ju lejojë t’i praktikoni të gjitha në jetën tuaj.

1. KRIJONI Merreni parasysh pse-në tuaj në kontekstin e marrëdhenieve rreth jush. Unë jam rritur në një familje të varur dinamike. E kuptova që duhej ta ndryshoja këtë, të mësoja si të isha e pavarur dhe të mësoja se si të mbështetesha më pak te të tjerët përreth meje. Prandaj, pse-ja ime ishte ajo që kisha nevojë të rritesha. Isha aq e qartë se pse ishte e rëndësishme për mua, sa u bë më e lehtë të identifikoja nevojat e mia. E kuptova që për të mbeshtetur veteveten, duhet të bëhesha më pak i disponueshëm për të tjerët.

2. GJENDJA Komunikoni qartë nevojat tuaja me të tjerët dhe jini në gjenjde të ndani veten nga reagimet e njerëzve të tjerë. Njerëzit mësohen që ju jeni në një mënyrë të caktuar, kështu që kur ndryshoni ato bëhen konfuzë. Ju duhet të mësoni t’i menaxhoni ndjenjat tuaja dhe të ndani veten tuaj nga ndjenjat e dikujt tjetër.

3. MIRËMBANI Ndiqni atë që thoni. Ju nuk doni që të riktheheni në mënyrat tuaja të vjetra dhe të tundoheni sepse është më e lehtë që t’i lini gjërat që të rrjedhin. Nëse nuk ndiqni ose mbani përgjegjësi për veten dhe të tjerët, ju u jepni njerëzve miratim që të tërhiqen mbrapa.
Ky proces do të marrë kohë dhe nuk është një zgjidhje e shpejtë.

Me kalimin e kohës, ju do të jeni në gjendje të zhvendosni marrëdhëniet tuaja në një dinamikë të re dhe çdo gjë do të jetë më përmbushëse. Rezultati përfundimtar do të jetë marrëdhënie më e shëndetshme, më e lumtur dhe më përmbushëse. Ju do të kaloni nëpërmjet dhimbjeve që të rrisin për të kaluar nga ana tjetër. Qëndroni në pritje për më shumë tema dhe këshilla që mund t’i përdorni në jetën dhe biznesin tuaj. Nëse mendoni se ky artikull ishte ndihmues për ju sot, sigurohuni që të na ndiqni. Mezi pres të lidhem me ju këtu përseri javës tjetër!/supergrate.net/

© Nuk lejohet riprodhimi pa vendosur autorësinë e portalit supergrate.net dhe pa cituar burimin.