Home>>Vetja>>Kura Më e Mirë Kundër Hollimit të Flokëve – Shkaqet dhe Trajtimet Natyrale
Vetja

Kura Më e Mirë Kundër Hollimit të Flokëve – Shkaqet dhe Trajtimet Natyrale

Teksa mosha kalon edhe flokët fillojnë dhe humbasin volumin dhe trashësinë e tyre. Në disa raste këto simptoma janë gjenetike e në disa të tjera janë të lidhura me një sërë faktorësh shëndetësor.

Në mënyrë që të kuptoni sa më mirë këto sheqetësime shëndetësore, AgroWeb.org ju tregon disa nga shkaqet më të zakonshme.

Gjithashtu edhe një sërë trajtimesh që mund të bëni në shtëpi për të parandaluar këtë problem.

Më poshtë gjeni hap pasi hapi të shpjeguara të gjitha këto çështje.Çfarë e shkakton
Rënia dhe hollimi i flokëve në sasi të vogla mund të jetë një proçes normal.

Sipas dermatologëve njerëzit humbin 50-100 fije floku çdo ditë që më pas zëvendësohen nga fije të reja.

Problemi fillon kur folikulat e flokëve nuk arrijnë të nxjerrin më fije të reja. Në këtë faze flokët fillojnë edhe të humbin ngjyrën e tyre natyrale.

Nëse vini re këto shenja tek flokët tuaj do të thotë që ka filluar rënia e tyre.

Duhet të kontrolloheni për shkaqe të fshehura që po j’ua shkaktojnë.

Më poshtë AgroWeb.org i rendit këto shkaqe njëra pas tjetrës.

Dieta
Trupit i duhen vitamina dhe minerale për të kryer funksionet e tij, kjo vlen edhe për të rritur flokë të shëndetëshëm.

Për të pasur folikula të shëndetëshme flokësh, proteina është një nga sekretet për të pasur flokë të shëndetëshëm.

Mungesa e vitaminave apo mineraleve mund të jetë një ndër shkaqet kryesore pse po ju bien flokët.

Sigurohuni të merrni sasitë e duhura të vitaminës D dhe shumë proteina në këtë mënyrë do të stimuloni rritjen e flokëve.

Stresi
Gjatë periudhave kur përjetoni stres mund të vini re edhe rënie të flokëve.

Stresi është një nga faktorët kryesorë që e shkakton këtë, quhet ndryshe simptoma telogen effluvium.

Zakonisht pas këtyre periudhave flokët fillojnë dhe ripërtërijnë vetëveten.

Gjithësesi është mirë që të konsumoni një dietë të pasur me vitamina dhe minerale.

Alopecia areata
Kjo sëmundje prek dhe shkatërron flokët dhe skalpin e kokës tuaj.

Gjithashtu mund të përhapet tek vetullat, mjekra dhe zona të tjera ku rriten qime.

Zakonisht trajtohet nga mjekët me anë të injeksioneve në skalpin ose zonën e prekur për 4-6 javë.

Shtatëzania
Edhe gjatë shtatëzanisë femrat mund të përjetojnë humbje dhe hollim të flokëve.

Zakonisht flokët rriten vetë pas kësaj faze për shkak të ndryshimit të hormoneve.

Si ta trajtoni në shtëpi
Ekzistojnë shumë trajtime dhe maska që rigjenerojnë flokët, por sekreti mbetet gjithnjë tek të ushqyerit shëndetëshëm.

Për t’a evituar këtë problem sigurohuni të ndiqni hap pas hapi këshillat e mëposhtme sipas AgroWeb.org.

Disa nga ushqimet që promovojnë rritjen e flokëve janë:

Vezët

Vezët pasi përmbajnë sasi të mëdha protein që përkthehet në flokë më të gjatë.

Ato gjithashtu janë të pasura me biotinë një varietet i vitaminës B që ndihmon rritjen e shëndetëshme të flokëve.

Arrat

Arrat githashtu janë një burim i mirë seleniumi, një mineral që ndihmon në përmirësimin e shëndetit të flokëve.

Peshku

Peshku pasi është një ushqim i pasur me omega-3 që ndihmon folikulat tuaja të qëndrojnë të forta.

Në këtë listë futen edhe të gjitha ushqimet që përmbajnë vitaminë D, pasi ajo forcon dhe rrit flokët tuaj.

Gjithashtu mund të zgjidhni t’a masazhoni skalpin tuaj me vajrja esencialë si vaji i rozmarinës para se të laheni.

Në mënyrë që të përmirësoni qarkullimin e mirë të gjakut dhe rritjen e flokëve të reja./AgroWeb.org