Home>>Zëri i grave>>Mos na lini ta harrojmë dhimbjen që kanë përjetuar shumë fëmijë si Leotrimi..
Zëri i grave

Mos na lini ta harrojmë dhimbjen që kanë përjetuar shumë fëmijë si Leotrimi..

Ema Tusholli

Shpeshhere e kam menduar se a duhet t’i informojme femijet tane ashtu sic eshte realiteti, kur eshte ne pyetje lufta me shume se shekullore shqiptaro – serbe.

Nuk ishte tamam lufte… por pushtim barbar, perjetime te renda te brezave te tere, lufte per mbijetese, gjithcka e rende, e tmerrshme qe mund ta perjetoje njeriu per ta fituar lirine. Prandaj po them qe s’ishte lufte por superlufte e nje populli te tere qe, u kurorezua me luften e paperseritshme te Adem Jasharit dhe familjes se tij (shumica gra e femije).

Se fundi e lexova perjetimin ne lufte te Leotrimi Ahmetit, atebote 7 vjecar nga Rrezalla e Drenices dhe nenes se tij. Sic e dijme ka me qindra rrefime te ketilla. Fatkeqesisht kane kaluar 21 vjet qe nga lufta dhe shumica prej nesh tek tani po e degjojme kete rrefim. Per kete fajtore jane politikanet, mediat dhe secili prej nesh vec e vec. Sepse lejuam qe dhimbjet e femijeve tane te kalojne ne heshtje. Pse? Per pak pasuri materiale, per t’u deshmuar shefave te UNMIK-ut dhe BE-se se “we are not problematic guys”.

Une nuk i kuptoj disa shqiptare, qe per te deshmuar se nuk jane nacionaliste, e marrin familjen (trashegimtaret e tyre) dhe drekojne ne restorante serbe midis Gracanice. Pse ua hane buken (madje ua paguajne majme) atyre qe kurre nuk denjuan te kerkojne falje ose t’i ulin kokat per vrasjen e aq shume femijeve tane dhe dhunimin e aq shume grave tona?

Prandaj mesimdhenes, e kuptoj qe duhet te flisni per paqe, harmoni…por ju lutem bejeni me mase. Per hir te te vuajturve qe hoqen aq shume qe ne ta gezojme kete liri e paqe, mos harroni dhe mos u shtirni kinse nuk dini gje. Tregojeni te verteten. Sepse per dallim prej tyre ju nuk i ushqeni femijet me genjeshtra. Mos na lini te harrojme…sepse duke ua fshehur turpin te tjereve neve sikur po na perseritet historia shume shpesh./supergrate.net/