Home>>Frymëzim>>Ne gratë çelim sërish çdo pranverë, me filiza të rinj shprese..
Frymëzim

Ne gratë çelim sërish çdo pranverë, me filiza të rinj shprese..

Nga Ambra Hysa

Ne vajzat dhe gratë “çelim” pas çdo stuhie, pas çdo nate të gjatë me shi…

Si “Drandofilat” jemi edhe ne, për sa kohë të ketë shpresë, sa të jetë pranverë…

Kjo ndjesi e çeljes është një përkëdhelje fine e nostalgjise së dimrave të zemrës, ndërthurur aq ëmbël me entuziazmin dhe ritmin e pranverës së shumëpritur.

Si një buzëqeshje e trëndafiltë pas një mijë lotësh zhgënjimi, refuzojmë të heshtim por çelim.

Kam lindur në pranverë dhe çdo prill ndihem një vit më e re, është ky efekti i kësaj stine, është kjo mendësia jonë, simboli i vazhdimsisë e të jetës…

Na duhet shumë pak në të vërtetë, për të harruar dimrin e shpirtit, kur zemra jonë njeh vetëm një stinë.

Jemi vajza me shpirt delikat e të fortë si shkëmbi, drandofile të brishta me bukuri të egër plot gjëmba.

Por me pak muzikë të mirë, me ngjyra, me kaltërsi qielli, me harresë dhe me filiza të rinj shprese ne “Çelim”…/supergrate.net/