Home>>Zëri i grave>>Ne mund të bëhemi gratë që si fëmijë i shihnim me admirim, mund të bëhemi shëmbulli më i bukur për vajzat tona..
Zëri i grave

Ne mund të bëhemi gratë që si fëmijë i shihnim me admirim, mund të bëhemi shëmbulli më i bukur për vajzat tona..

Nga Ambra Hysa

Duket sikur po vjen një epokë e re për vajzat dhe për gratë, besimi ndjehet në ajër dhe kurajon po ia dhurojmë dora-dorës njëra-tjetres.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Kuvendit të Kosovës me t’u zgjedhur për ta drejtuar presidencën për mandatin e ardhshëm pesëvjeçarë me fjalë që na frymëzuan, gëzuan dhe motivuan të gjitha ne.

Ajo fjalimin e saj e ka nisur duke dhënë porosi për vajzat dhe gratë anembanë vendit, duke u thënë se gjithçka është e mundur kur ato ëndërrojnë dhe punojnë për realizimin e ëndrrave të tyre.

Kosova zgjodhi edhe një herë një presidente grua, një nënë frymëzueze të dy vajzave.

Ndjej, se gjithçka që mund të imagjinojmë, është në fakt dhurata e Zotit për ne.
Nëse puna dhe investimi mbi veten është kryefjalë e ditëve tona, mund të bëhemi vajzat apo gratë që ne si fëmijë dikur i shihnim me admirim, mund të bëhemi shëmbulli më i bukur për vajzat tona, mund të rrisim dhe edukojmë vajza që ia dalin vetë, pa ndihmën e askujt, vajza që çmojnë lirinë, pavarësinë ekonomike dhe janë të hapura ndaj mendësive të reja.
Vajza me pasione të kultivuara, me vizione të qarta, këmbëngulëse, punëtore dhe të pandalshme. Partnere të mrekullueshme, dashuruese të jetës, familjes dhe vlerave.
Vajzat kanë treguar që dinë të jenë bashkëshorte, bija, nëna të pazëvëndësueshme…nëse besojmë tek ata pa u përpjekur t’i ndryshojmë e tjetërsojmë, bëhen versioni më i lartë dhe më i mirë i vetes së tyre.
Shoqet më të mira të meshkujve, skuadra që funksionon së bashku me dy partnerë të pandalshëm.
Në vetvete është një zgjim, dëshirë e zjarrtë për ta dashur njëra-tjetrën, frymëzuar dhe për të gëzuar e marrë motivacion sa herë dëgjojmë për suksesin e rradhës të një vajze apo një gruaje.

PO, ajo është “selfmade” dhe nuk ka pasur nevojë për askënd për të arritur aty ku është.
Suksesi i saj nuk të pengon, vetëm të lartëson…mos harro!/supergrate.net/