Home>>Ngjarje>>Artistja nga Kosova, Doruntina Kastrati, prezanton ekspozitën e saj të parë në Gjermani
Ngjarje

Artistja nga Kosova, Doruntina Kastrati, prezanton ekspozitën e saj të parë në Gjermani

Artistja nga Kosova, Doruntina Kastrati, prezanton ekspozitën e saj të parë solo në Gjermani, të titulluar HERE (AIR CARRIES POISON BUT YET WE BREATHE), transmeton albinfo.ch.

Në këtë ekspozitë Doruntina prezanton një video të titulluar HERE, të filmuar nëpër zona të ndryshme ndërtimi dhe autostrada në Kosovë. Ekspozita përfshin edhe skulptura të bëra nga 3D, të krijuara sipas trupave të punëtorëve të lënduar, duke i zbuluar pjesët e lënduara gjatë aksidenteve në vendin e punës.

Expozita në Galerinë ChertLüdde do të jetë e hapur nga 30 prill deri më 26 qershor 2021./albinfo/