Home>>Familja>>“Apo nuk të shkohet në çerdhe, nëna të çon me zor?“ Si të veproj me person të afërt që manipulon me fëmijën tim?
Familja

“Apo nuk të shkohet në çerdhe, nëna të çon me zor?“ Si të veproj me person të afërt që manipulon me fëmijën tim?

PYETJE: Unë jam nënë e një fëmije 5 vjeçar. Fëmija është i urtë, i dëgjueshëm e shpesh edhe i turpshëm, por lehtë krijon miqësi me fëmijë të tjerë. Shkon në çerdhe, dhe shoqërohet shumë mirë. Problemin që e kam lidhet me një person të afërt në familje me të cilin fëmija ka kontakt të përditshëm. Nëse shkojmë në qytet tjetër gjatë fundjavës, ky person i thotë fëmijës: “E ku po shkon tani, çka do të bëj unë dy ditë vetë?” Fëmija menjëherë fillon të qajë, e bren ndërgjegja se po e lë dikë (edhe pse është i lumtur për udhëtimin). Në çerdhe çdo mëngjes shkon me gëzim, me entuziazëm, derisa ky person, kur mbetet vetëm me të t’i thojë: “Apo ty nuk të shkohet në çerdhe, nëna të çon me zor?” Dhe imponon pyetje tjera që përsëri nëse fëmija përgjigjet me PO ose JO ndihet se po e lëndon dikë.

Prandaj ndodh që fëmija shpesh të qajë në mëngjes e të më lus mua ta dërgoj në çerdhe (e unë nuk mundem për shkak të obligimeve tjera). Në mbrëmje, kur shkon në shtëpi të flejë (kur shkon nga shtëpia e personit tjetër) përcillet me fjalët: “E tani ku po shkon, a nuk the që do të flesh me mua.”E shoh që fëmija ndjen faj dhe nuk di si të sillet, si të përgjigjet. Ju lutem më thoni si të veproj me person që manipulon me fëmijë të vogël? Që thjesht thënë luan rolin e viktimës nëse fëmija nuk është me të. Si ta mësoj fëmijën ta bëj atë që do/duhet pa ndier faj. Ai ka dëshirë të flejë në shtëpi me vëllain e vet, të shkojë në çerdhe, të shëtisë me prindërit, por kur i thonë gjëra të tilla ndihet fajtor se mos e lëndon personin tjetër.

PËRGJIGJE: Nga përshkrimi juaj mund të imagjinoj se ndodheni në një situatë aspak të lehtë, dhe besoj që përveç pyetjeve që i keni parashtruar çdo ditë ballafaqoheni edhe me shumë të tjera që dalin na ndërlikueshmëria e kësa situate. Për fat të keq, nga përshkrimi nuk mund ta kuptoj se në çfarë lidhje familljare jeni me personin tjetër, e që është shumë e rëndësishme. Prej këtu më lind një pyetje se pse keni nevojë ta mbroni identitetin e këtij personi. Keni pyetur se si ta mësoni fëmijën ta bëjë atë që do/duhet pa ndjerë faj, por më duket sikur ju vetë nuk mund ta bëni atë që e shihni të nevojshme pa i ikur ndjenjës së fajit. Është e pamundur ta mësoni fëmijën të bëjë diçka nëse edhe ju nuk jeni e gatshme ta bëni të njëjtën.

Besoj që si prind, ju më e dini mirë se çfarë duhet të bëni për ta mbrojtur fëmijën tuaj. Për fat të keq, nuk ekziston mënyrë e lehtë për t’u bërë bisedat e duhura që në situata të këtilla ne si prindër duhet t’i bëjmë me të rriturit e tjerë që janë afër fëmijës. Kjo gjë nuk mund të rregullohet duke e forcuar ndikimin tuaj mbi fëmijën, sepse kështu ai vetëm do të ndihet se ka nelur në mes dhe kjo nuk është mirë për të. Për ta mbrojtur fëmijën duhet të komunikoni drejtpërdrejtë me personin tjetër duke ia shprehur qëndrimin dhe pritjet tuaja. Ju dhe babai i fëmijës duhet të keni qëndrim të përbashkët, e më pas t’ua komunikoni këtë të rriturve të tjerë që janë të përfshirë në kujdesin për fëmijën si dhe pasojat nëse kërkesat tuaja nuk plotësohen.

Përgjigje nga Ivana Marinçek, psikoloe dhe psikoterapeute e licensuar. /supergrate.net/