Home>>Familja>>Keira Knightly: Mos i lavdëroni baballarët për punë të thjeshta prindërimi
Familja

Keira Knightly: Mos i lavdëroni baballarët për punë të thjeshta prindërimi

Keira Knightly ka folur shpesh në lidhje më amësinë. Së fundmi, ajo ka folur rreth një teme që është shumë e rëndësishme për nënat: Fakti që baballarët nuk janë kujdestarë apo ndihmës, ata janë prindër.

Por, rëndom baballarët marrin më shumë merita sesa nënat kur bëhet fjalë për detyrat e prindërimit. Çdoherë kur shohin një baba që merret me fëmijët, njerëzit komentojnë si të kenë parë kurizitetin më të madh, apo si të mos ishte ajo gjëja më normale.

Ne thuajse u këndojmë himne baballarëve që ndërrojnë një pelenë – ka thënë ajo. Knightly ka dy vajza të moshës 1 dhe 5 vjeç, që i rritë sëbashku me bashkëshortin e saj. /supergrate.net/