Home>>Për gratë>>Mesazh për çdo vajzë..
Për gratë

Mesazh për çdo vajzë..

Mesazh për çdo vajzë…
Ti, qe sapo ke filluar te hedhesh hapat e pare. Shtrengoji duart e mamit dhe te babit, sepse jane te vetmet, qe nuk do te te leshojne kurre.
Ti, qe sapo mbarove 9-vjecaren dhe po shkon ne gjimnaz. Leri budallalleqet e moshes, sepse do ndikojne ne te ardhmen tende. Gjimnazi eshte trampolina e jetes, meso te hidhesh ne drejtimin e duhur, se do thyesh turinjte me vone. Leri dashuriçkat.
Ti, qe sapo ke hyre ne dyert e universitetit. Po mesove, nuk do te te duhen leke te blesh provimet. Meso, qe neser te mos behesh prone e dikujt. Jepi kurajo vetes, qe te behesh e zonja e vetes tende! Mos u tundo nga asgje.
Ti, qe sapo ke filluar nje pune. Puno fort e dashur! Mbaj seriozitetin tend! Mos krijo shoqeri ne pune, as dashuri, sepse do shkaterrosh veten! Ndaje jeten nga puna! Mos iu lepi askujt, sepse do vije nje dite qe “sahani i lepirjes” do jete bosh.
Ti, qe nuk po gjen dot nje te dashur. Mos u deshpero! Ndoshta, ai i cili do beje gjithcka per ty, nuk ka kaluar akoma nga rruga jote. Ai, qe do te te respektoje, sic vertete e meriton, thjesht po pret kohen! Gjithkush ka riskun e vet! Dhe ti nje dite do gjesh dike, i cili do kete frike mos te te humbase!
Ti, qe nuk gjete dot nje pune, por gjete nje te dashur 50- vjecar. Ty nuk kam cfare te te them. Te fola me siper, por nuk me degjove. Tani me qahesh, qe po sillen keq me ty, qe po te perdorin, qe po te dhunojne, qe po te percmojne, qe nuk po te japin vemendjen qe do, qe te kane lene ne nje ane. Mos u qaj kot! Ishte zgjedhja jote. Zgjodhe rrugen me te lehte, duke mos e ditur qe i je futur rruges se shkaterimit te vetes tende! Fshiji lotet, sepse e dije shume mire fundin! Nuk mesove kurre te cash jeten vetem, por me leket e te tjereve. U bere vegel e tyre, sepse ishte me e lehte per ty, por harrove qe veglat perdoren, kur ke pune! Tani ke frike?! Mos e dashur! Frike duhet te kishe pasur qe ne hapat e pare!
Prandaj, boll me te dashura vajza! Punoni, qe te jeni te zonjat e vetes! Mos u beni vegla te te tjereve e t’ju cojne sipas qejfit! Do perfundoni te vdekura, ne momentin qe do kerkoni dicka! Nuk mund te ngreni kurre krye! Jeni prone tashme, por mos e lejoni kete gje, sepse bota rrotullohet rreth jush! Jeni ju qe nxirrni jete nga trupi, sepse mashkulli do vdiste po te ishte ne vendin tuaj!
Jeni kaq te forta, tregojeni kete gje, mos u mrrolni para zhargonit “femra eshte delikate” dhe te prisni respekt nga pronaret, qe ju vete iu dorezuat!
Eshte koha juaj.