Home>>Familja>>Nëna toksike dhe shkatërrimi i psiqikës së fëmijës
Familja

Nëna toksike dhe shkatërrimi i psiqikës së fëmijës

Pjesa më e madhe e njerëzve kur përmendet nëna mendojnë për gruan që flijohet e që ka dashuri të pakusht për fëmijët e saj dhe e cila bën gjithçka për të mirën e tyre.

Por jo të gjitha nënat janë të tilla. A e dini çfarë është nëna toksike?

Përderisa ne besojmë në dashurinë universale të nënave – mitin që kultura jonë anë mënyrë aktive e përkrah – nuk mund ta shohim fuqinë e vërtetë që prindërit kanë mbi ne, madje edhe fuqinë e dhunës së fshehur. Nënat na pëlqejmë t’i mendojmë si gra që e ruajnë këtë botë nga zhdukja, gra të mrekullueshme të sinqerta, por a është çdoherë kështu?

Prindi jo vetëm që e krijon botën rreth fëmijës së vet por edhe e dikton mënyrën se si fëmija e percepton botën. Si fëmijë ne e “kuptojmë” se çfarë ndodh në familjen tonë, çfarë është thënë për çfarë shkaku, por nuk është çdoherë kështu, por për shkak se nënat tona na kanë ofruar sqarime që i kanë parë të përshtatshme për ne.

Prandaj nuk është çudi që shumë fëmijë rriten duke besuar se çdo sjellje që e shohin në familje, qoftë edhe toksike, destruktive ose e dhunshme – është normale. Si fëmijë besojmë që të gjitha familjet janë si tonat, ndërsa më vonë e kuptojmë që familjet tjera dallojnë shumë nga e jona.

Vetë i arsyetojmë nënat që kanë bërtitur, na kanë rrahur – ne nuk kemi qenë të mirë, nuk i kemi dëgjuar. Besojmë që vëllezërit e motrat tona janë trajtuar ndryshme sepse kanë qenë të mirë, meritorë për dashuri, e ne nuk kemi qenë. Ne jemi të vështirë, përtacë, të padëgjueshëm, ashtu siç na ka thënë nëna. Dhe me këto bindje rritemi.

8 sjellje tipike të nënës toksike:

1. Shkakton ndjenjën e fajit dhe turpit

Kjo sjellje nis me fjalët “Ti çdoherë..”, ose “Ti asnjëherë..” dhe gdhenden fuqishëm në vetëdijen e fëmijës. Në kokën e tij ajo kthehet edhe në kritike personale, zë që përsëritet vazhdimisht, kthehet dhe nxit gabime, ndërsa i shmang lavdëratat.

 

2. Luan rolin e viktimës

Shumë nëna e luajnë rolin e viktimës, e fëmijët nuk janë të vetëdijshëm për këtë. Nëna toksike vazhdimisht ia kujton fëmijës se sa jofalënderues është, ndërsa fjalinë zakonisht e përmbyll me .. “krahas gjithçkaje që kam bërë për ty”. Sjellja e këtillë jeton brenda fëmijës edhe kur të rritet, ndërsa nëna vazhdon me rolin e saj toksik, veçanërisht nëse fëmija e ka kuptuar se për çfarë në të vërtetë bëhet fjalë dhe përpiqet ta kufizojë kontaktin me nënën.

3. Luan lojën e simpatisë

Favorizimi i njërit fëmijë ndodh në shumë familje. Por, kur nëna është e mrekullueshme me njërin fëmijë, ndërsa me tjetrin është toksike, e nënçmon, vazhdimisht e krahason me të tjerë dhe i thotë se sa i keq është – problemet psikologjike janë thuajse të garantuara. Psikologët thonë se nënat toksike sillen në kështu në mënyrë që t’i kontrollojnë fëmijët, të krijojnë marrëdhënie mes vëllezërve e motrave siç ato duan dhe të manipulojnë me ta, kështu që fëmijët të kenë nevojë të vazhdueshme për përkrahjen e lavdëratat e nënës. Nëse bëhet fjalë për fëmijë të vetëm, as në këtë rast nuk ka shpëtim, sepse vazhdimisht krahasohet me fëmijët e të tjerëve.

4. Agresioni pasiv

Nëna mund të shprehë agresion pasiv ndaj fëmijës në mënyrë indirekte, për shembull, përmes komenteve të gërditshme për babain në prani të fëmijës. Zhvillimi i fëmijës është në mënyrë të drejtpërdrejtë i lidhur me mënyrën se si prindërit sillen ndaj njëri-tjetrin dhe ndaj familjes më të ngushtë, dhe pikërisht për këtë prindërit kanë rol të madh në atë se çfarë njerëz bëhemi kur të rritemi. Kur fëmija është dëshmitar i ashpërsisë, zemërimit verbal, dënimit me heshtje, maltretimit psiqik, janë të mëda gjasat që të zhvillojë çrregullime të sjelljes në moshën 10 vjeçe. Ashtu siç rriten, shumica e fëmijëve dalngadalë shndërrohen në prindin-dunues dhe bëhen pasiv-agresiv. Atyre u bartet e gjithë ajo që e kanë parë dhe e ka formësuar botëkuptimin e tyre.

5. Manipulimi psikologjik

Ky term zakonisht ndërlidhet me person të rritur, por për fat të keq tendencën e këtillë te shumica e fëmijëve e mbjellin fëmijët. Është shumë e lehtë të manipulosh me një fëmijë, sepse prindërit janë autoriteti të cilin fëmijët e shikojnë dhe besojnë në çdo gjë që ata u thonë. Prindërit nuk janë të vetëdijshëm se sa traumatike është manipulimi sepse fëmijëria është periudhë kur është e rëndësishme të mësojmë t’u besojmë mendimeve dhe ndjenjave tona dhe të ndërtojmë aftësinë për t’u besuar të tjerëve.

6. Nënçmimi dhe përqeshja

Nënat me ndjenjë të theksuar për kontroll dhe cilësi narcizoide shpesh kanë tendencë t’i përqeshin ndjenjat apo mendimet e fëmijës. Kështu, ato që në fëmijëri e shkatërrojnë vetbesimin e fëmijës.

7. „Delja e zezë“

Tek nënat toksike zakonisht njëri fëmijë (ose fëmija i vetëm) është fajtor de dënohet për çdo gjë, pa dallim nëse kjo është e vërtetë ose jo. Fëmijët e tillë fillojnë të besojë se janë të padëshiruar kudo që të shkojnë, kështu që në periudhën e adoleshencës më lehtë jepen pas substancave psikoaktive, alkoolit dhe kanë sjellje destruktive.

8. Heshtja si dënimi më i keq

Kur dikush nuk flet me ju dhe nuk iu përgjigjet pyetjeve tuaja, kjo është shprehje e urrejtjes maksimale. Kur të rriturit e përjetojnë këtë shumë dhimbshëm dhe nënçmueshëm, imagjinoni se si sjellja e këtillë i shkatërron tërësisht fëmijët, veçanërisht kur vjen nga prindërit./supergrate.net/