Home>>Frymëzim>>Nuk dua të ndihem e pranuar nga një shoqëri që jeton për t’i bërë përshtypje kujtdo përveç vetes së saj…
Frymëzim

Nuk dua të ndihem e pranuar nga një shoqëri që jeton për t’i bërë përshtypje kujtdo përveç vetes së saj…

Nga Ambra Hysa

Të jesh Vajzë!

Në shoqërinë tonë, është e vështirë të jesh vajzë, e vështirë të jetosh sipas rregullave dhe standarteve që ti i vendos vetes dhe jo ato që shoqëria ka kornizuar rreth jetës tënde.

Zakonisht njerëzit kanë një përgjigje gati për kohen se kur duhet të martohesh, të krijosh familje apo të mbarosh studimet.
Kjo sepse ti je vajzë, në të kundërt mund të bësh ç’të duash me nocionin e kohës në jetën tënde.

“Une nuk dua të ndihem e pranuar nga një shoqëri që jeton për t’i bërë përshtypje kujtdo përveç vetes së saj.”

“Nuk dua të bëj pjese në një shoqëri që ushqen egon e saj me thashetheme të përditshme”. “Nuk dua të jem pjesë e një shoqërie ku vajzat nuk i përkrahin vajzat, ku janë vajzat ata që hedhin baltë mbi vajzat”. “Në një shoqëri të paedukuar që moralin pa bazament e përdor sa për të lyer fasadat”.

Është e vështirë të jesh e guximshme, e vështirë të jesh e ndjeshme, e vështirë të jesh e drejtpërdrejtë, e vështirë të ndërtosh standarte të larta rreth jetës tënde, të zgjedhësh rrugëtimin më të vështirë pa bërë kompromise.

Do të paragjykohesh, sepse je vajzë…ka një ashensor fantazmë zakonisht prapa suksesit të çdo vajze, por mendësitë e gabuara mund të thyhen vetëm nëse ne vazhdojmë përpara.

Rrugëtimi është i vështirë, nuk mund të mbërrish në destinacionin final brënda një nate, por mund të marrësh drejtimin e duhur brënda një kohe aq të shkurtër.

Unë besoj se ne vajzat mund të ndërtojmë jetën që duam, me sytë drejt së ardhmes, këmbët në tokë dhe besimin vetëm mbi shpatullat tona.

Unë vlerësoj dhe përpiqem të mbështes punën e çdo vajze, duke e konsideruar si të vetmen biletë drejt lirisë dhe sigurisë financiare, punën si të vetmin shërim për plagët dhe problemet e thella sociale.

Jo të gjitha vajzat kanë kushtet dhe mundësitë të lexojnë për të hapur mentalitetet e mbyllura, leximi është forcë e pamohueshme, është pushtet dhe ne duhet të përqëndrohemi për ta mundësuar këtë.

Un besoj fort se çdo vajzë mund të ia dali nëse mbështetet dhe njeh potencialin e saj, autencitetin e saj.

Dua të shoh një frymë pozitive mes nesh, dua ta ndjej këtë.

Jam lodhur nga njerëz që shohin piken e zezë në një letër të bardhë, të gjithë jemi të lodhur nga kjo…

Gjëra të mrekullueshme do të fillojnë të ndodhin vetem kur ne ti shohim ato./supergrate.net/