Home>>Të ndryshme>>Në një anije ishte një çift, papritur anija nisi të fundosej. Ata vunë re që në barkën e shpëtimit kishte vend vetëm për një..
Të ndryshme

Në një anije ishte një çift, papritur anija nisi të fundosej. Ata vunë re që në barkën e shpëtimit kishte vend vetëm për një..

“Në një anije ishte një çift, papritur anija filloi të fusë ujë dhe po fundosej. Çifti nxitoi drejt barkave të shpëtimit. Kur shkuan vunë re që në barkë kishte vend vetëm për një person. Në atë moment burri shtyu gruan pas tij dhe hipi vetë në barkën e shpëtimit. Gruaja ndenji në anijen që po mbytej dhe i thirri të shoqit me zë të lartë.”

Mësuesja ndali së treguari dhe pyeti nxënësit, “Çfarë mendoni se i tha gruaja burrit kur i thirri?”

Shumë studentë u përgjigjën, “I tha pse ma bëre këtë?”

Pas gjithë këtyre përgjigjeve, mësuesja vuri re se një djalë ishte ulur në heshtje i mendueshëm dhe nuk fliste. Ajo i bëri atij të njëjtën pyetje. Djali u përgjigj, “Mësuese, mendoj se i ka thënë – Kujdesu për fëmijën tonë.”

Duke dëgjuar këto fjalë mësuesja u habit dhe pyeti përsëri djalin, “E kishe dëgjuar më parë këtë histori?”

Djali mohoi duke tundur kokën dhe tha, “ Jo nuk e kam dëgjuar, por këtë gjë i tha mamaja ime babit tim kur ndërroi jetë nga një sëmundje e pashërueshme.” Mësuesja e pikëlluar i tha, “Përgjigja jote është e saktë.”

Ajo vazhdoi historinë, “Anija u mbyt, burri shkoi në shtëpi dhe e rriti vajzën e tyre i vetëm. Pas shumë vitesh burri ndërroi jetë. Vajza po sistemonte gjërat e tij ku ndër të tjera vërejti ditarin e babait të saj.

Në ditar ajo mësoi se kur prindërit kishin shkuar në anije mamaja e saj ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë dhe në momentet e fundit (kur anija po mbytej) babai kishte zgjedhur të shpëtonte veten.”

Në ditarin e tij burri kishte shkruar se sa shumë dëshironte të zhytej në fund të oqeanit me gruan e tij por për hir të vajzës ai duhet të jetonte.

Mësimi:

Pas së mirës dhe së keqes fshihen shumë komplikime të cilat janë shumë të vështira për tu kuptuar, kështuqë nuk duhet të përqëndrohemi në sipërfaqe dhe të gjykojmë njeri pa u munduar ti kuptojmë më parë./mesimi/