Home>>Familja>>10 gjëra që dua fëmija im i parë t’i dijë
Familja

10 gjëra që dua fëmija im i parë t’i dijë

1. Shpeshherë kam qenë e vështirë me ty. Po, më dhemb zemra kur e kujtoj se sa shpesh kam pritur prej teje më shumë nga sa është dashur.

2. Ti je ai që ma ka dhënë titullin “nënë”. Të gjitha gjërat e para i kemi përjetuar sëbashku, dashuria ime.

3. Nuk kam ndjerë lodhje të tillë në jetë deri sa ke ardhur ti. Ka qenë një lodhësi që asnjëherë nuk do të mund ta përshkruaj me fjalë. Nuk ka krahasim.

4. Pjesa më e madhe e këtij rrugëtimi ka qenë prova e gabime, dhe besoj që duke qenë se sëbashku do t’i përjetojmë të gjitha gjërat e para, kjo do të vazhdojë kështu edhe në të ardhmen.

5. Akoma e pyes veten se si diçka kaq e përkryer më është dhënë mua. Ti ke qenë gjëja e parë, më e mirë, që e kam bërë. Të lutem çdoherë kujtoje këtë.

6. Jam e vështirë me ty, e di këtë. Më fal. Do të përpiqem t’ia kujtoj vetes më shpesh të jem më tolerante me ty.

7. Është vështirë të jesh fëmija më i madh, të lutem dije që unë e di këtë. E shoh. Ndonjëherë mendoj që duhet të flasim më shpesh rreth kësaj.

8. Ti natyrshëm ke trashëguar njerëz të vegjël pas teje. Edhe pse nuk i ke kërkuar, i ke pranuar me krahë dhe zemër të hapur. Zemra jote është aq, aq e mirë.

9. Ka shumë ditë kur duhet t’ia kujtoj vetes që edhepse ty më nuk të nxë në prehërin tim, ty do të të pëlqente të të mbaja njëlloj si vëllezërit e motrat e tua më të vogla. E di që akoma ke nevojë për këtë.

10. Ndoshta të kam kërkuar të rritesh më shpejt sesa duhet. Të kam thirrur për ndihmë pafund herë. E di se kjo nuk është e lehtë, por dua që ta dish se sa e dashur je dhe sa vlerë ke për mua. Nuk mund t’ia dal asnjë ditë pa ty./supergrate.net/