Imagjinoje me jetu tanë jetën n’rrenë, mos me thanë kurrë çka ta ninë zemra, veç me thanë çka DUHET me thanë.
Imagjinoje mos me dijtë me kërku falje, me e ba mitin e vetvetes si t’pagabueshëm, e me jetu n’rrenën tane gjithnji.
Veç imagjinoje, me jetu gjithë n’inati, gjithë n’lojë fjalësh, gjithë n’mëri.
Imagjinoje, me ja ba t’tjetrit t’pa drejtën e veç çekjo me t’ba me u ni mirë, e rahat.
Nashta munesh me flejtë mirë, nashta edhe munesh edhe me keshë, nashta edhe ki me ni lumtuni, ama kurrë hiç s’ki me mujtë me u ni njeri.
E çekjo, besom, ka me t’kushtu shumë.
Shumë në zemrën tane, shumë në jetën tane, shumë në gjithçka çka t’rrethon.
Donjeta H Elshani