Home>>Familja>>Kopshte të dashura, mirëmëngjes!
Familja

Kopshte të dashura, mirëmëngjes!

Nga Fitesa Asllani Ibrahimi

Kopshte të dashura, mirëmëngjes!

Sot, edhe ju jeni zgjuar për t’i pritur fëmijët që ju vijnë për përkujdesje ditore. Sot do t’i prisni fëmijët që jua lënë amanet prindërit e tyre.
Keni përgjegjësi të madhe!
Jeni zgjuar edhe me heret per ta bere gati koposhtin, per ta pastruar, per ta ngrohur, per ta nisur pergaditjen e mengjesit, per ti bere gati gjerat e aktiviteteve ditore, etj etj gjera qe ne nuk i dijme.
Ju, se bashku me prinderit dhe femijet, mendoni se ne cfare menyre me te mire do ti argetoni femijet.
Larg qofte, gjate dites te perballeni ju me situata qe nuk do ti kishit menduar se do te gjendeni ne to, e larg qoft femijet te jene perbuzur apo neglizhuar.
Pervec aktiviteteve, femijet edhe pse fizikisht vijojne kopshte dhe nuk i kane prindt afer, ata ende kane nevoje edhe per dashuri.
Kuptohet qe dashurine e prindit ju smund t’ua jepni, por perkujdesja e sinqerte pa dyshim se ngrohe zemren e femijes dhe e ben ate me te gatshem per bashkepunim.

Kopshte te dashura,
E dijme qe ju beni aktivitete te ndryshme dhe ato mundoheni t’i dokumentoni me fotografi qe i shperndani ne rrjete sociale. Kjo behet pak per t’i njoftuar prinderit se cfare keni bere sot se bashku, dhe pak per ti bere reklame punes suaj te zellshme. Ani, ne qofte se prinderit pajtohen ti publikoni fotografite e femijeve te tyre, por mbase sa me pak ekspozimi fytyres se tyre, nuk do ta zhvleftesonte punen tuaj.
Eshte bere edhe nje lloj konkurence, nje lloj gare se kush nga kopshtet po poston aktivitete me interesante. Deshta te ju bej me dije dicka.
Fotografite e femijeve qe behen ne te njejtin vend, “duke marre pjese ne aktivitet”, dhe perderisa gjesendet perreth as qe levizin 1mm, me iritojne ne maksimum.
Ani, edhe ne qofte se perlyhen, s’ka asgje te keqe, fotografoni duke lozur, duke punuar. Kush ka femije e din si shkon kjo pune.
Po mund ta paramendoj rreshtin e fëmijëve në pritje për ta bërë një prekje të një gjësendi që është në fokus të fotografisë, gjersa ju shkrepni foto. Të jeni të sigurt, që formati i fotografive të tilla jo veç që iriton prindin, por edhe jep përshtypje të gabuara se ju bëni punë vetëm për reklamë. Fotografitë më të mira janë ato spontane. Janë ato fotografi që të ngrohin zemrën kur fëmija nuk shikon kamerën, por e shijon lojën, e shijon socializimin. Kjo do të duhej të ishte më e rëndësishme sesa qindra fotografi që bëhen para një prapavije të organizuar aq bukur por që fëmija nuk e shijon, madje e urren.

Gjithsesi, ju jeni te hapur per sygjerime dhe kritika miqesore qe ua duan te miren juve dhe me se shumti femijeve loqkamanë!
Pune e mbare, ju qofte!/supergrate.net/