Home>>Ngjarje>>Rrihet dhe i hiqet hixhabi nxënëses muslimane, shkolla e përjashton
Ngjarje

Rrihet dhe i hiqet hixhabi nxënëses muslimane, shkolla e përjashton

Ekran Mohamed, një nxënëse muslimane në shkollën e mesme Fairfax në Amerikë, u përballë me komente islamofobe dhe iu hoq hixhabi teksa ajo u rrah nga një nxënës mashkull. Në vend që të ndëshkonte dhunuesin, shkolla iu dha të dyve një pezullim brenda shkollës.

Qindra nxënës të shkollës dolën në mbështetje të bashkëmoshatares së tyre dhe duke protestuar kundër mungesës së masave të ndërmarra nga shkolla ndaj dhunuesit. Policia lokale ka thënë se do të hetojë këtë ngjarje./muslimania.al/supergrate.net/