Home>>Për gratë>>T’i kthejmë gratë që na i kanë marrë!
Për gratë

T’i kthejmë gratë që na i kanë marrë!

Nga Kreshnik Osmani

Pas Luftës së Dytë Botërore, aleatët (britanikët dhe rusët) me në krye Amerikën vendosën të shkërmoqin Gjermaninë e cila kishte humbur 4.3 milion burra në luftë. Vendimi që u morr ishte që të goditej industria e rëndë e Gjermanisë dhe më pas të ndahej në disa pjesë.
Fabrikat dhe industria Gjermane do t’i jepej Rusisë dhe vendeve të tjera në formë shpërblimi për dëmet që i kishte shkaktuar gjatë luftës.

Pas Luftës numri i grave në Gjermani ishte shtatë milion më shumë se burrat. Forcat aleate e kishin bombarduar nga themelet dhe nuk kishin lënë gjë në këmbë. Plani amerikan ishte që industria e rëndë gjermane të kolapsohej dhe të zëvendësohej me një sektor bujqësie të fortë, por larg fuqise se saj te vertete qe ishte industria e rende dhe ajo e armeve. Shkurt, keputja e pendeve. Me gjithë këtë disafatë të jashtzakonshme, gratë gjermane ia dolën të pastrojnë dhe të largojnë me duart e tyre, pa asnje mjet të rëndë dhe pa ndihmën e mjeteve dhe të teknologjisë, rreth 420 milion metër kub rrënoja si pasojë e bombardimeve dhe e gjetën sërish fuqinë për t’u ngritur në këmbë.
Kjo është fuqia e jashzakonshme e gruas, por që kjo të ndodhë gratë duhet të kenë gjokse të mbushura me ideale dhe qëllime të larta, jo gjokse të mbushura me silikon (pa dashur aspak të hyj tek specifikat tejet të ndërlikuara me natyrë estetiste të gjinisë së bukur).
Sot Gjermania është fuqia ekonomike e katërt në botë dhe gjeneratori politik dhe ekonomik më i fuqishëm i Evropës. E solla këtë shembull për të treguar se për ta bërë Shqipërinë dhe për ta nxjerrë atë nga mjerimi ku është zhytur kemi nevojë për gratë e pamposhtura shqiptare, por përpara së të marrim ndihmën e tyre duhet t’i kthejmë sespe na i kanë marrë. Gratë tona të jashzakonshme i ka marrë sistemi dhe po ua shpenzon energjitë me projeksione mediatike emocionale, telenovelash pa kokë dhe pa këmbë.
Energjitë e atyre grave që i ka paralizuar sot sistemi duhet t’i kthejmë dhe të prodhojmë me to brumin e Rimëkëmbjes tonë të madhe Kombëtare. Ato janë fabrikat e një brezi të ri konfident dhe me besim te madh tek vetja, djem e vajza kryelartë të cilët jane te vetmit qe mundet ta nxjerrin Shqipërinë nga rrënojat e një bombardimi shkatërrues nga elitat politike hajdute të Tiranës dhe aleatët e tyre në Rajon dhe më gjerë. Jam thellësisht i bindur se do t’a shkulim gruan shqiptare nga projeksioni i telenovelave dhe do të vemë në ballë të ringritjes tonë të madhe, ashtu sic e ngritën gratë gjermane Gjermaninë në formë kufome, për ta ngjitur në majë të botës.
Në këtë botë, gjithcka arrin ta imagjinojë truri i njeriut, është e realizueshme dhe për këtë nevojiten vullnete të hekurta dhe vendosmëri që nuk lëkunden përballë asnjë furtune. Po na lanë vetëm, burrat e mbetur të Shqipërisë nuk e shpëtojnë dot këtë Komb. Me gratë në krah, mund të ndodhin mrekullitë dhe do te ndodhin!/supergrate.net/