Home>>Për gratë>>Zëvendësimi i patriarkatit me formën e re të kontrollit: Feminizmin
Për gratë

Zëvendësimi i patriarkatit me formën e re të kontrollit: Feminizmin

Burimi: feministfallacy
Përshtatja: supergrate.net

Edhe pse shoqëria nuk është më patriarkale, në pjesën më të madhe, feministët kanë gatuar një formë të re të kontrollit: dominimin femëror. Kini parasysh që dominimi i ri nuk është sakt matriarkat, sepse nuk e përfshin mëmësinë. Është një formë e kontrollit shoqëror që ka për qëllim të imponojë mendimin feminist mbi të gjitha gratë. Kur kjo u bëhet nxënëseve në shkolla dhe universitete, ky dominim merr një ton të errët dhe dinak.

Sa u përket meshkujve që janë në shkolla ose që sapo futen në botën e punës, ata më nuk e dinë se kush duhet të jenë. Nëse shfaqin cilësi mashkullore apo ndjekin diçka që është tradicionalisht mashkullore, kjo mund të konsiderohet toksike. Në botën feministe, gjithçka mashkullore është “toxic masculinity” – maskulinitet toksik.

Në botën absurde të dominimit feminist, e kemi zëvendësuar meritokracinë me diverzitet në praktikat e punësimit edhe të universiteteve të mëdha. Gratë parapëlqehen vazhdimisht.

Në dokumentarin e ri në Netflix të Michelle Obamas, “Becoming”, ish-zonja e parë thotë që lindja e fëmijëve ka qenë një “koncesion” që i ka kushtuar “aspiratat dhe ëndrrat e saj”. Megjithatë, në librin e saj autobiografik, “Becoming” ajo rrëfen që i është dashur të kalojë nëpër procesin e in-vitros për të pasur fëmijë. Pra qartazi, ajo dëshironte të ketë fëmijë, dhe lindja e fëmijëve ka qenë ëndërr dhe aspiratë e madhe. Nëna, ju lutem, mos u fyeni vetëm pse ajo e quan mëmësinë “koncesion”, gjë që i kënaq feministët. Kjo përzgjedhje e fjalëve i sjell asaj pikë politike.

Ajo ka bërë një zedhje dhe kjo nuk ka qenë një zgjedhje feministe duke e vënë karrierën në rend të parë. Ndoshta ajo nuk ka mundur të Përkulet aq sa Cheryl Sandberg dhe nuk ka pasur një bashkëshort të gatshëm të bëjë punë të barabartë në shtëpi. Për fat të mirë, ajo çdoherë e ka pasur nënën e saj që ka jetuar afër dhe i ka ndihmuar të kujdeset për fëmijët.

Megjithatë, në periudhën kur bashkëshorti i saj është zgjedhur senator, Michelle kishte fituar një punë me pagë të lartë në marrëdhëniet e komunitetit në spitalet e Universitetit të Çikagos, me një rrogë rreth $250,000. Pa i nënvlerësuar aftësitë e saja të konsiderueshme, por punët e këtilla zakonisht janë të rehatshme. Të kesh gruan e një senatori si pjesë të stafit në një rol të rëndësishëm është shumë e mirë për marrëdhëniet me publikun të universitetit!

E shpëtuar nga kthetrat e të punuarit për një firmë ligjore të profilit të lartë

Për shkak se Michelle ka inteligjencë mjaft të mirë emocionale si dhe kompetencë, dhe është e martuar me njeriun e duhur, një sërë gjërash të mira i kanë ardhur në jetë. Dhe bashkëshorti i saj e ka shpëtuar nga kthetrat e të punuarit për një firmë ligjore të profilit të lartë, rruga e ngadalshme drejt një vdekjeje të hershme.

Michelle, sikurse Melinda Gates, ka qenë mjaft e realizuar vetë para se të martohej me një burrë të realizuar me aspirata edhe më të larta. Ish-zonja e parë, njëlloj si ajo e tanishmja, e ka ditur që të martohesh me një yll, të bën edhe ty të tillë. Feministëve nuk u pëlqen ky fakt, por gratë akoma martohen me burra që u sjellin para dhe/ose status. Dhe gratë që dashurohen me superyje nuk duhet të kenë nevojë të kërkojnë falje apo t’i arsyetojnë vendimet e tyre.

Disa feministë, duke e shfrytëzuar tërheqjen e mundshme të vajzave adoleshente ndaj feminizmin dhe veganizmit, janë përpjekur ta barazojnë feminizmin me veganizmin. Në një poster të tyre, thuhet që të pish qumësht është e barasvlefshme me përdhunimin. 

Marshet e grave, reklamat politike në televizor që pretendojnë se e dijnë si mendojnë të gjitha gratë dhe e lidhin veganizmin

me feminizmin.. edhe këto kanë të bëjnë me kontrollin e grave.

Heather MacDonald thotë se sipas dogmës feministe, meshkujt dhe femrat janë të njëjnë në aftësitë dhe interesat e tyre. Nëse meshkujt dominojnë fusha abstrakte, të bazuara në të dhëna, si inxhinieria, fizika apo matematika, ky disbalanc, patjetër duhet të jetë rezultat i seksizmit – kulturës patriarkale që i shkurajon vajzat nga matematika apo nga paragjykimet gjatë procesit të punësimit. Por kjo është përpjekje për t’i përmbysur faktet në favor të deminimit femëror.

Ka shumë pak gjasa që të kthehemi në patriarkat, por kjo nuk do të thotë që dominimi femëror që e përfytyrojnë feministët është më i mirë./supergrate.net/