Home>>Vetja>>25 gjëra që njerëzit i bëjnë nëse janë abuzuar në fëmijëri
Vetja

25 gjëra që njerëzit i bëjnë nëse janë abuzuar në fëmijëri

Sado që na pëlqen të mendojmë se të tjerët kanë pasur fëmijëri të përsosur, kjo në fakt, nuk është e vërtetë. Thuajse secili ka të pakten një plagë nga fëmijëria, dhe ndonjëherë kjo plagë zhvillohet në shprehi, frikëra dhe sjellje të caktuara më vonë në jetë.

Përderisa kjo nuk ndodh me të gjithë ata që janë abuzuar si fëmijë, ekzistojnë modele të sjelljes që njerëzit e abuzuar si fëmijë i shfaqin. Kjo mund të përfshijë një gamë të gjërë të gjërave, nga problemet me përkushtim në marrëdhënie, tradhëti, e deri te vështirësitë me pranimin e komplimenteve.

Në vijim janë 26 gjëra që i bëjnë njerëzit që janë abuzuar si fëmijë:

1. Kanë probleme me përkushtimin në marrëdhënie. Kjo për shkak se duke u rritur e kanë pasur të vështirë t’i besojnë dikujt.

2. U ndërron humori shpesh. Kjo ndodh sepse si fëmijë janë ballafaqur me figura të rriturish emocionalisht jostabil dhe ata kanë mësuar ta pasqyrojnë këtë sjellje.

3. Ndonjëherë nisin të flasin vetëm ata gjatë një bisede. Mund edhe të humben krejtësisht. Këtë aftësi e kanë zhivlluar në fëmijëri si mënyrë për t’i ikur një situate të dhimbshme.

4. Nuk i pranojnë mirë komplimentet.

5. Mund ta dëmtojnë veten. Zakonisht kjo sjellje nis që nga fëmijëria.

6. Ndonjëherë kanë shpërthime zemërimi. Pastaj, ndihen të dëshpëruar sepse nuk dijnë si t’i përmbajnë emocionet e tyre.

7. Janë të zemëruar gjatë gjithë kohës.

8. Vuajnë nga vetbesimi i ulët, sepse janë rritur duke besuar se nuk do të bëhen askushi në jetë.

9. Pavarësisht se çfarë bëjnë, nuk ndihen sikur përpjekjet e tyre janë valide. Mendja e tyre u bën truqe, duke u thënë: “Diku, është dikush që e bën këtë gjë më mirë se ti.”

10. Kanë frikë nga braktisja.

11. Janë të heshtur. Kjo ndodh sepse kanë mësuar të mos e thonë të vërtetën e tyre dhe t’i mbajnë mendimet për vete.

12. E kanë të vështirë të afrohen me të tjerët.

13. E lodhin veten mendërisht dhe emocionalisht, sepse duke u rritur e kanë përjetuar këtë ndjenjë. Iu vjen e njohur.

14. E urrejnë konfliktin, sepse u jep ankth ekstrem. Për pasojë, shpesh e shmangin në vend që të përballen me të.

15. E kanë të vështirë të krijojnë kontakt me sy dhe të folurit u shkakton ankth.

16. Kanë frikë nga kontakti me njerëz të tjerë. Kjo vjen si rezultat i të qenit introvert, gjë që e kanë mësuar si fëmijë për t’u distancuar nga të tjerët.

17. Zhurmat, bërtimat dhe mjediset e ashpra i përjetojnë si shumë armiqësore. Janë shumë të ndjeshëm ndaj ndotjes zanore.

18. Shpesh janë defanzivë, sepse i perceptojnë njerëzit si negativë dhe fyes për shkak të abuzimit të mëhershëm.

19. Janë perfeksionistë. Për t’i kënaqur të gjithë rreth vetes, ata bëhen të rregullt dhe të organizuar.

20. Ndonjëherë e kanë të vështirë të marrin vendime.

21. Janë të fortë, por të ndjeshëm.

22. Rivlerësojnë gjithçka. Për shkak të abuzimit, nuk e dijnë se kujt apo çkaje t’i besojnë.

23. Kërkojnë falje vazhdimisht.

24. Bëjnë pyetje të cilave ua dijnë përgjigjet. Pse? E dyshojnë veten.

25. Kanë gjasa të zhvillojnë varësi./supergrate.net/