Home>>Për gratë>>Francë: Shteti i detyron gratë muslimane të përdorin të njëjtat pishina me meshkujt
Për gratë

Francë: Shteti i detyron gratë muslimane të përdorin të njëjtat pishina me meshkujt

Në një intervistë të kohëve të fundit në gazetën franceze Le Monde, një anëtar i qeverisë lajmëroi që po planifikonte një marrëveshje të fshehtë me AirBnB për t’u siguruar që ata në vazhdimësi do t’i raportojnë qeverisë për çfarëdo ville që do të mund të siguronte vende noti vetëm për gra.

Për ta qartësuar pak kontekstin, pishinat vetëm për gra janë të ndaluara në Francë. Kjo vlen si për vendet publike ashtu edhe për ato private. Kjo ndalesë është shumë shqetësuese për shumë gra, veçanërisht për ato muslimane, të cilat përpiqen të jetësojnë një praktike modestie në jetën e tyre. Megjithëse rezervimi i pishinave komunale për audienca të caktuara për qëllime fetare nuk është legale, organizimi i pishinave private për vetëm njërën gjini nuk është çështje as e Shtetit as e gjykatave.

Disa vite më parë, disa zyrtarë u përpoqën të sigurojnë periudha të caktuara kohore kur vetëm gratë do të mund t’i përdornin pishinat publike. Por shumë shpejt ata u sulmuan e përqeshën nga mediet dhe iniciativa e tyre për pishina vetëm për njërën gjini u ndalua.

Armiqësia ndaj çfarëdo forme të ndarjes mes gjinive i ka detyruar gratë muslimane të marrin me qera villa private me pishina. Kjo zgjidhje është akoma e mundur, por mbase jo edhe për shumë gjatë.

Intervista e publikuar në Le Monde u bë virale në Twitter, por megjithatë artikulli u largua brenda një kohe të shkurtër dhe Le Monde heshtazi e fshiu pjesën që përmendte marrëveshjen me AirBnB.

Për shumë njerëz, kjo informatë e rrjedhur papritmas ishte e pabesueshme. Si guxonte një qeveri të zbatonte masa kaq invazive, krahas “të drejtave të shenjta të njeriut”? Shtypje të tilla ekzistojnë në librat e historisë dhe nuk është e mundur të ndodhin në botën tonë moderne të qytetëruar!

Në botën imagjinare liberale, qeveritë e sotme asnjëherë nuk do të vendosnin kufizime në zgjedhjet e lira të njerëzve përveç nëse bëhet fjalë për një arsye shumë të mirë, shumë legjitime. Çdo gjë që vjen nga një autoritet i tillë i lartë moral si shteti liberal patjetër duhet të jetë për të mirën e njerëzve. Realiteti është se asnjë sistem qeverisjeje nuk ka vënë më shumë kufizime mbi njerëzit sesa shetit modern liberal.

Kjo mund të shpjegohet nga disa faktorë. Një prej më të rëndësishmëve është fakti që në shoqëritë paramoderne, ndërveprimet njerëzore kanë qenë të ndërtuara në disa shtresa: individi, familja, komuniteti, shoqëria dhe pastaj kombi.

Për ta ruajtur rendin mes njerëve, mjafton të zbatohen rregulla në nivel të familjes ose komunitetit. Kjo siguron kufizime të mjaftueshme për ta mbajtur rendin në shoqëri dhe një korrnizë ku njerëzit akoma mund t’i ushtrojnë liritë e tyre individuale deri në një masë.

Megjithatë, shteti modern liberal i shpërbën familjet dhe komunitetet për hir të konsolidimit të fuqisë së vet, si dhe i likuidon kufijtë që familja dhe komuniteti vendos mbi individët. Pa këto kufizime familjare dhe komunale, individi është më i lirë në kuptimin e ndjekjes së dëshirave personale. Por kjo çon në atomizimin e pashmangshëm të shoqërisë dhe kontroll të plotë të shtetit liberal mbi individin.

Së dyti, obsesioni i liberalizmit me maksimizimin e lirisë individuale e bën atë të verbër ndaj shumë vlerave tjera që janë instinktivisht të mbjellura në natyrën njerëzore, vlera të lidhura me modestinë, familjen, martesën, etj. Edhe pse modestia ndaj meshkujve të huaj është instiktive tek femrat, kjo bie ndesh me barazinë mes gjinive sepse e vendos mbi gratë barrën e ndarjes nga burrat dhe anasjelltas, krahas nevojës për mbulim të trupit. Këto detyra biejnë ndesh me liritë individuale. Prandaj, shteti liberal e sulmon modestinë si vlerë dhe e propagandon të kundërtën e saj.

Ky parim nuk vlen vetëm për çështjen e notit, por haset në secilën sferë të shoqërisë franceze. Prandaj nuk ka shkolla me gjini të ndarë në Francë, dhe as nuk u lejohet grave të rrefuzojnë të lindin me një mjek mashkull./supergrate.net/