Home>>Ngjarje>>Infermierja adopton foshnjën që nuk e vizitonte askush në spital
Ngjarje

Infermierja adopton foshnjën që nuk e vizitonte askush në spital

Pas shumë viteve duke shpresuar të bëhet nënë, ëndrra e një infermierieje u bë realitet kur ajo takoi një paciente për të cilën familja e saj nuk mund të kujdeset.

Historia e saj është frymëzuese dhe na tregon se si duket dashuria e vërtetë.

Në vitin 2017, Liz Smith ishte drejtore e infermierisë në Spitalin Françeskan të Fëmijëve në Massachusetts. Ajo as nuk e kishte imagjinuar që puna e saj do ta çonte drejt realizimit të ëndrrës për t’u bërë nënë.

Kur Liz kishte qenë 19 vjeçe, e kishte humbur nënën nga sëmundja e kancerit. Si nëna e saj, edhe Liz ishte bërë infermiere. Ndërkohë, kishte planifikuar të krijonte një familje por kishte probleme me fertilitetin.

Gjersa në punë, i kishte rënë në sy një paciente e re në kujdesin intenziv të cilën nuk e kishte parë më herë. Më pas, i kishin treguar që foshnja 8 muajshe e quajtur Gisele sapo ishte transferuar në spital.

Gisele kishte lindur para kohe dhe vuante efektet e përdorimit të drogës nga nëna e saj gjatë shtatzënisë. Në lindje, ajo kishte peshuar vetëm 900g. Atë e ushqenin me një tub dhe kishte nevojë për kujdes të veçantë për mushkëritë.

Më pas, Liz i treguan që foshnjën nuk e kishte vizituar askush për 5 muaj. Shërbimet sociale po përpiqeshin t’i gjenin asaj një familje që do ta adoptonte dhe ky qe momenti kur Liz e kuptoi që ajo duhej të kujdesej për këtë foshnjë.

Ajo e vizitonte Gisele çdo ditë gjatë ndërrimit të saj. Më në fund, ajo fitoi të drejtën për ta adoptuar atë dhe mund ta dërgonte në shtëpi.

“Deri sa largohesha nga spitali me Gisele dhe një grumbull gjësendesh për bebe, isha e tronditur që kjo më në fund po ndodhte.” ka thënë Liz në një intervistë për The Washington Post.

Megjithatë, shteti akoma përpiqej ta bashkonte Gisele me prindërit e saj biologjikë. Ata kishin fituar të drejtën për vizita javore gjersa Gisele ishte nën kujdestarinë e Liz.

Nën kujdesin e saj, Gisele nisi të kishte arritje të mëdha në zhvillim. Ajo i bëri hapat e para dhe filloi të fliste.

Përfundimisht, prindërit e Gisele ishin vlerësuar si të paaftë për t’u kujdesur për të. Kjo i kishte shkaktuar Liz emocione të përziera.

Sepse do të thoshte që më në fund ajo mund të aplikonte për ta adoptuar Gisele, por edhe që prindërit e saj po e humbnin vajzën e tyre.

Në tetor 2018, ëndrra e Liz për t’u bërë nënë u bë realitet. Gjykata e miratoi adoptimin dhe ajo u bë nëna ligjore e Gisele.

Historia e Liz dhe Gisele ka prekur zemrat e shumë njerëzve që e kanë vlerësuar përpjekjen e saj për t’u kujdesur për një fëmijë të lënë pas dore./supergrate.net/