Home>>Familja>>Nënat e vetme janë krijesat më të guximshme
Familja

Nënat e vetme janë krijesat më të guximshme

Jeta shpesh është e paparashikueshme, ndërsa arsyet pse një grua është nënë e vetme janë të shumta. Ne nuk jemi këtu për ta gjykuar askënd, por për të treguar përse këto janë gratë më të guximshme në botë. Duhet një lloj i veçantë i gruas për t’u përballur me të gjithë botën dhe sfidat e prindërimit në rrugëtimin e rritjes së asaj krijese të vogël që e thërret “nënë”.

Nënat e vetme e mbajnë mbi shpinë të gjithë peshën

Kur jetoni vetëm, të gjitha obligimet rreth shtëpisë bijnë mbi ju. Nuk mund të shpresoni se bashkëshorti dp t’i lajë enët pas darkës, do t’i paguajë llogaritë, do të blejë ushqim apo do të kujdeset për makinën. Krejt këto në vete, edhe pa një fëmijë, të lodhin. E kur e shton edhe atë krijesë të vogël, krijohet gjendje që veç më të guximshmet mund ta përballojnë.

Nënat e vetme nuk kanë mbështetje gjatë edukimit të fëmijëve

Është fakt që fëmijët dijnë të jenë shumë këmbëngulës në zhvendosjen e kufijve të prindërve. Madje edhe çifti prindëror e ka të vështirë të përballet me disa sjellje të fëmijës. E kur babai largohet nga tablloja, është vërtetë e vështirë për nënat e vetme të arrijnë t’i disiplinojnë fëmijët pa asnjë lloj përkrahjeje.

Nëna e vetme nuk ka kohë për veten

Secili prej nesh ka nevojë për disa minuta vetmi gjatë ditës, për t’i pushuar mendimet, por edhe trupin nga pyetjet e vazhdueshme të fëmijëve, të qarat, kërcimet e vrapimet e tyre në të gjitha anët. Nënat e vetme nuk e kanë këtë luks. Ato nuk mund t’i kërkojnë partnerit të rrijë me fëmijët derisa ajo del me shoqet apo thjesht pushon në një dhomë tjetër.

Pa hezitim i vendosin nevojat e fëmijëve para nevojave të tyre

Duhet forcë e vërtetë për t’i vënë nevojat e një krijese tjetër para nevojave të tua. Për një nënë të vetme, fëmija i saj është e gjithë bota. Për shkak të tij ka hequr dorë nga shumë gjëra, e me atë që ka zgjedhur ta edukojë vetë, pa dyshim është e gatshme ta sakrifikojë jetën e saj për të mirën e fëmijës. Një akt i tillë kërkon forcë të vërtetë emocionale./supergrate.net