Home>>Gra të forta>>Puna e palodhoshme rezultoi në karrierë të bujshme – Lumnije Kqiku model i një gruaje të suksesshme
Gra të forta

Puna e palodhoshme rezultoi në karrierë të bujshme – Lumnije Kqiku model i një gruaje të suksesshme

Mendjet e ndritura e bëjnë edhe kombin e ndritur. Prof. Lumnije Kqiku-Biblekaj është një nga autoritetet botërore me prestigj të lart / model i një gruaje të suksesshme. Ajo pothuajse i ka arritur të gjitha nivelet akademike në moshën e saj të re shkencore. Mbetet motiv edhe për shumë gra të tjera anekënd botës. Nuk ka qenë e lehtë sepse ndoshta kam humbur shumë nga jeta ime private, larg familjes dhe kënaqësive tjera, por për mua është e bujshme sepse jam këtu ku jam. Suksesi im është i prekshëm dhe jam krenare që përfaqësoj edhe kombin tim dhe jam e pranishme në Konferencat më të avancuara të nivelit ndërkombëtar.

Por kush është Prof. Lumnije Kqiku-Biblekaj që me punën e saj të palodhshme dhe guximin bëri karrierë të bujshme?
Kqiku është nënë e tre fëmijëve, gruaja e parë nga Kosova dhe Shqipëria që me 2011 hyn në librin enciklopedik më prestigjioz në botë “Who´s Who in the World” është ky libër që boton biografit e personave të cilët shquhen për të arriturat e tyre dhe karrierën e jashtëzakonshme.

Ajo është profesoreshë në Universitetin e Gracit / Austri udhëheqëse e Klinikës Speciale të Endodoncionit dhe Traumatologjisë Dentare në Grac të Austrisë. Në vitin 2018 fiton titullin e profesorit – autore dhe bashkautorë e punimeve të shumta profesionale dhe shkencore.

Është anëtare e shumë shoqatave dentare vendore dhe ndërkombëtare, njëherit edhe recensente e shumë revistave shkencore dentare që me punën e saj të palodhshme, guximin dhe diturin e bën një zonjë të dalluar, karriera e së cilës është frymëzuese për rrugën e suksesit.

Çfarë punon dhe për çfarë njihet Dr. Kqiku?
Ka lindur në Gjilan, Shkollimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në Kosovë, ku edhe i vazhdoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë, Dega e Stomatologjisë, në Universitetin e Prishtinës.

Në vitin 2003 nostrifikoi diplomën e Fakultetit në Universitetin Mjekësor të Gracit, Austri ku edhe mbrojti magjistraturën.

Në vitin 2006 përfundoi doktoratën, dhe u promovua në specialiste të endodoncisë. Gjatë viti 2007 ishte në vizitë studimore në Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin e Zagrebit, si dhe në vitin 2010 në Universitetin Mjekësor të Tübingen-it, Gjermani.

Poashtu, udhëheqëse e Klinikës Speciale të Endodoncionit dhe Traumatologjisë
Dentare në kliniken Universitare Grac të Austrisë, si dhe udhëheq rrjetin Ceepus ( Central European Exchange Program for University Studies) për Kliniken Universitare Stomatologjike të Gracit.

Ju keni një prestigj të madh global në shkencat mjekësore, si mund të arrihet ky vizion?

Kqiku: Jam stomatologe modeste, e dua shumë profesionin tim dhe jam aktive në ketë lëmi shumë të ngarkuar duke realizuar shumë intervenime komplekse të traumave dentare!

Gjithmonë shoh anët pozitive dhe kjo më jep guximin, vendosmërinë dhe motivin që të jem në trend!

A ka vështirësi të qenit grua udhëheqëse?
Natyrisht që po, por mendoj të jesh një grua udhëheqëse ka më shumë përparësi sepse gruaja është arkitekte e çdo gjëje të bukur që e shohim, e kjo pikërisht vlen edhe për menaxhimin në profesion!
A keni sakrifikuar për të arritur në karrierë?
Pa asnjë mëdyshje them : Po. Kam sakrifikuar shumë nga jeta ime private për karrierën që kam në mua! Periudha më e vështir ka qen fëmijët e vegjël dhe përgatitja e doktoraturës në një Universitet prestigjioz siç është ai i Gracit, ku edhe kam lën anash shumë kënaqësi të jetës, familjen dhe shoqërinë, por kjo është tejkaluar shpejt.
E gjithë fuqia dhe suksesi ishte nga familja ime që gjithnjë më kanë përkrahur.

Si grua, a mendoni se është vështirë që të keni sukses aq të madh?
Natyrisht që Po, por esenciale dhe më e bukura është harmonizimi karrierë – jetë private andaj suksesi i takon punës që bëjmë dhe synimeve që ia kemi caktuar vetës. Çelësi i suksesit është të pëlqesh atë që bën.

Cilat janë dëshirat tuaja, çka ju bën të fuqishme kur gjendeni në situata të pa lakmuara?
Dëshira ime është të jem gjithmonë ajo që jam autentike!
Të fuqishme me bën: vetëbesimi dhe dashuria ndaj vendit tim.
Çdo gjë që unë e bëj për Kosovën dhe Shqipërinë me bën shumë të lumtur.
Ju jeni model i një gruaje të suksesshme, çfarë mesazhi keni për gratë dhe për të rinjët të cilët synojnë rrugët e suksesit
Besoni në veten Tuaj, një shoqëri e shëndoshë ka nevojë për gra intelektuale dhe të guximshme!
Dëgjoni njerëzit e suksesshëm, mësoni nga përvojat e tyre, sfidat ju bëjnë të pathyeshëm.
Mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja.

Dhe krejt në fund Lumnije Kqiku e ka edhe një falënderim dhe urim të veçantë për bashkëshortin e saj Dr.med.univ. Robert Biblekaj gjithashtu një kuadër i mrekullueshëm dhe me autoritet në Grac. “Roberti është principiel dhe korrekt edhe me mua edhe me punën e tij. E ndihmojmë njëri tjetrin në profesionet tona dhe me të drejtë austriakët këtu na quajnë “Familja me storie suksesi nga Kosova”, shprehet Kqiku./rajonipress/ /KultPlus.com/supergrate.net/