Home>>Familja>>Babi i dashur, dua të jesh një burrë i mirë para se të pretendosh se je një baba i mirë..
Familja

Babi i dashur, dua të jesh një burrë i mirë para se të pretendosh se je një baba i mirë..

Dua të jesh një burrë i mirë para se të pretendosh se je një baba i mirë. Vetëm një burrë i mirë e bën një baba të mirë. Të duash dikë që është pjesë e jotja nuk është dashuri. Por të duash dikë që nuk ishte pjesë e jotja, por ka lënë gjithçka dhe vjen të bëhet pjesë e gjithë botës tënde përgjithmonë është dashuri. Sepse kur ishe i sëmurë, ajo ishte atje,duke u kujdesur për ty.

Edhe kur bëre gabime ajo nuk të la, ajo është këtu. Kur do të kesh gjithçka, ajo do të jetë atje, Edhe kur nuk do të kesh asgjë, ajo do të jetë ende atje. Kështu që, të lutem, bëhu burrë i mirë për nënën sepse atëherë do të jesh shembull i mirë për mua dhe unë do të mësoj dashurinë përmes teje sepse nuk mjafton të më duash vetëm mua që jam pjesë e jotja .

Dhe atëherë, vetëm atëherë, ti do të jesh babai më i mirë. Sepse nuk mund të përgjigjesha më parë kur më pyete nëse mendoja se ishe babai më i mirë në të gjithë botën.
Vajza juaj, që ju do shumë të dyve.
L.K/jetaegruas/