Home>>Të ndryshme>>Kur nuk ekzistonin rrjetet sociale, nuk na imponohej pasqyrë e rreme e lumturisë së të tjerëve..
Të ndryshme

Kur nuk ekzistonin rrjetet sociale, nuk na imponohej pasqyrë e rreme e lumturisë së të tjerëve..

Nga Luljeta Aliu

Jemi shndërruar në shoqëri që vetëm i kalojmë lajmet deri sa të dali një foto rrënqethëse. Por megjithatë unë do ta them atë çfarë ndjej. Edhe unë nuk jam më ndryshe se ju, një person që udhëhiqet nga emocinonet. Njerëz jemi të gjithë, me ndjenja, me dhimje, me dashuri.

E gjithë kjo paraqitje në media sociale, ku secili/a mundohet ta postojë veten nga ana e tij më e bukur, më e shëndritshme, a nuk ju duket kiç?

A nuk ju merr malli për kohën kur nuk ka ekzistuar Facebook-u dhe Instagram-i dhe kur nuk na është imponuar një pasqyrë e rreme e shoqërisë? Sepse nuk ka mundësi që të gjithë të jemi aq të lumtur apo aq të suksesshëm siç e paraqesim në rrjete sociale. Kemi filluar të besojmë se çfarë shohim në rrjete sociale është jeta e vërtetë!

Gjithë ky zhvillim i rrjeteve sociale do të ketë për ndikim që shumë njerëz të ndihen keq ose të vetmuar, sepse mendojnë se çfarë shohin aty është e vërtetë, që jeta qenka vetëm kënaqësi dhe që ata nuk paskan pjesë në të.

Rrjetet sociale janë botë e rreme, të dashurit e mi!
Për ju që nuk ngarendni pas fotove, mos mendoni se jeta juaj është boshe, por thjeshtë ju nuk keni nevojë ta postoni sepse kënaqeni në atë çfarë ndjeni në moment.

Rrjetet sociale na kanë imponuar të mendojmë se një jetë sa më ekstravagante dhe sa më dinamike është idealja, por jo miq. Jeta e mirë është ajo e qeta, me disa njerëz të mirë përreth, të cilët janë aq të sinqertë të na thonë të vërtetën kur ne kemi rrëshqitur, e jo disa qindra pëlqime në rrjete sociale që na pëlqejne postimet./supergrate.net/