Home>>Ngjarje>>Rrjeti i Grave në Shkencë shënoi Ditën Botërore të Grave dhe Vajzave në Shkencë
Ngjarje

Rrjeti i Grave në Shkencë shënoi Ditën Botërore të Grave dhe Vajzave në Shkencë

Shkup, 12 Shkurt 2022

Rrjeti i Grave në Shkencë (RrGSh) shënoi Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, 11 Shkurtin, me një ngjarje ku morën pjesë qindra gra dhe vajza të botës së dijes dhe shkencës.

Ndër to, e pranishme ishte edhe zonja e parë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Elizabeta Gjorgjievska.

Në qendër të kësaj ngjarjeje ishte paneli i diskutimit, gjatë të cilit panelistet folën rreth përvojave të tyre si gra në sferën e shkencës.

Pjesë e panelit ishin: Myqereme Rusi, profesoreshë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Hristina Spasevska, prorektore për Arsim në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij“, Diana Kastrati, profesoreshë në Universitetin e Tiranës, Ajtene Qamili Hajdari, profesoreshë e Albanologjisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij“, Drita Kadriu, themeluese e Rrjetit të Grave në Arsim dhe Shkencë në Kosovë dhe Elmedina Asani, Neurokirurge në Klinikën e Shkupit.

Përveç kësaj, RrGSh ndau mirënjohje për gra dhe vajza që kanë dhënë kontribut të çmuar në shoqëri në fusha të ndryshme, disa të lidhura direkt me kërkimin shkencor e disa të tjera për mbështetjen e ofruar ndaj grave në shkencë.

Rrjeti i grave në shkencë është organizatë joqeveritare, jofitimprurëse dhe apolitike e cila vepron për përkrahjen e grave të cilat duan të promovojnë veten në fusha të ndryshme shkencore./supergrate.net/